Gati gjysma e grave që përdorin rrjetet sociale thonë se janë ngacmuar seksualisht

20:37 | 16 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Huddersfield, rreth 261 gra të moshave 13-72 vjeç kanë ndarë përvojat e tyre në internet.

Studimi ka gjetur 46 përqind e tyre kanë raportuar viktimizimin seksual, transmeton portali arbresh.info

Përvoja më e shpeshtë ishte kërkimi i ndarjes së imazheve seksuale dhe kërkesa për të biseduar rreth seksit.

41 përqind e tyre kanë theksuar se kanë përjetuar sjellje kërcenuese online, kanë marrë mesazhe ofenduese, ndërsa 38 për qind kanë shtuar se kanë përjetuar kontakt poshtërues dhe një 15 për qind e tyre kanë theksuar se kanë përjetuar marrëdhënie seksuale, kërcenuese dhe poshtëruese.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se si rezultat i poshtërimit përmes internetit, gratë kanë filluar të  krijojnë ndjenja negative edhe për vetën.

Autorët e studimit sugjerojnë që kërcënimet dhe poshtërimet përmes rrjeteve sociale duhet që të raportohen në polici, në mënyrë që të luftohet ky fakt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme