Zierja e orizit tingëllon si një ndër punët më të zakonshme, të cilat mund t’i bëni në kuzhinë, mirëpo, në realitet, orizin rrallëkush di vërtet ta ziejë mirë.
Ose është tepër i thatë ose tepër kërcëllues, disave gjithmonë u ngjitet për tenxhere, të tjerët e zien aq shumë sa më nuk ngjason në oriz.
Teknika e përvetësuar njëherë teknikën e zierjes do të thotë nëse në shtëpinë tuaj orizi hahet shpesh, andaj ndërpriteni zierjen e këtij artikulli me “metodën e hamendësuar” dhe mësoni se si t’i zieni ato kokrra të vogla të bardha njëherë e përgjithmonë.
Receta tashmë e njohur mirë tregon që në një filxhan oriz shkojnë dy filxhanë ujë, ndërkaq shumica gabojnë që në fillim.
Ku qëndron truku?
Nëse orizin e ftohur e qitni në tenxhere me ujë të ftohtë dhe menjëherë e vendosni në shporet, vështirë se do të zieni orizin në mënyrë të përsosur.
Ekspertët thonë që të dy përbërësit duhet të jenë të ngrohtë, transmeton Telegrafi.
Pra, ndiqni këtë recetë:
1. Orizin e thatë ngroheni në tenxhere (pa vaj ose me pak vaj), ndërsa ujin ngroheni deri të vlojë në një tenxhere tjetër.
2. Pasi që të keni ngrohur orizin një ose dy minuta, shtoni ujin e vluar, kripë sa mund të kapni me gishta, përzieni dhe mbulojeni me kapak derisa sërish të vlojë.
3. Hiqjani kapakun, zvogëloni zjarrin dhe vazhdoni ta zieni duke e përzier derisa uji të avullojë (shikojeni në paketim edhe kohën e caktuar të zierjes).
4. Fikni zjarrin kur orizi të marrë teksturën e dëshiruar, nëse dëshironi oriz posaçërisht të butë, vënia kapakun tenxheres dhe lëreni të avullojë edhe pesë minuta – natyrisht, zjarri duhet të jetë i fikur! /Telegrafi
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...