Acidi hialuronik, është një nga përbërësit thelbësore të produkteve të kujdesit të lëkurës.
I njohur për aftësinë e tij për të hidratuar lëkurën në nivel qelizor e për të ruajtur elasticitetin e saj duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të para e zbehur ato ekzistuese, acidi hialuronik është thjesht mëse i domosdoshëm pas të 25-ave.
POR të gjitha femrat duhet të dinë se efektet pozitive mund të shndërrohen në të padëshirueshme nëse ky produktet me këtë acid nuk përdoren si duhen.
Nëse aplikoni një serum me acid hialuronik në lëkurë të thatë, nuk po i bëni asnjë dobi kësaj të fundit vetëm sa po e dëmtoni. Nëse jeni të dehidratuar dhe ajri rreth jush është i thatë acidi do të tërheqë lagështi nga burimi më i afërt (do të thotë nga shtresat më të thella të lëkurës suaj) në vend që ta tërheqë atë nga mjedisi rreth jush! Me pak fjalë lëkura juaj do të ndihet edhe më e thatë.
Por cila është mënyra e duhur për të përdorur acidin hialuronik?
Gjithmonë, gjithmonë, aplikoni acidin hialuronik në lëkurë të njomë dhe menjëherë lyejeni fytyrën me krem hidratant! Nëse deri më tani e keni aplikuar gabim, kjo ka qenë arsyeja përse acidi nuk ka dhënë rezultatin që ju prisnit
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...