Nëse je një person që pelqen të lahet në darkë , ka patur raste kur keni fjetur me flokët e lagur, por fatkeqësisht kjo po ju shkakton shumë dëme te flokët tuaj. Edhe pse shumë njerëz mund të mendojnë se po kujdesen për flokët e tyre duke I lënë të thahen vetë, ata e kanë gabim.
Zëvëndës presidenti i Smart Devices, Dr. Tim Moore, na zbulon arsyet se përse njerëzit nuk duhet ti lënë flokët e lagura. Ai thotë se kur flokët janë të lagur ata bymehen që do të thotë se uji shkakton presion te kutikulat gjë që çon në këputjen e flokëve dhe krijimin e majave dyshe.
“Flokët përbëhen nga korteksi, që është një zonë e cila tërheq formën e flokëve tuaj dhe më pas kutikulat rreth saj, të cilat ngjasojnë pak me tjegullat e çatisë,” tha Dr Moore. Kur njerëzit I lajnë flokët mbrojtësit natyralë si yndyra largohen dhe kjo do të thotë se nëse njerëzit I lënë flokët e lagur pasi I kanë larë fijet e flokëve janë më delicate dhe ka shumë gjasa që të dëmtohen.
Dr. Moore rekomandoi që kur njerëzit i thajnë flokët duhet ti heqin të gjithë ujin me anë të një peshqiri dhe më pas me anë të një tharëseje flokësh me temperaturë të ulët derisa flokët të thahen.
Çfarë ndodh me flokët kur i lëmë të lagur për një kohë të gjatë?
Gjithçka fillon në momentin kur flokët lagen. Kjo ndryshon strukturën molekulare të fijes së flokut menjëherë. Kur flokët lagen, uji shkon në korteks dhe bën që flokët të bymehen. Kjo do të thotë se flokët dobësohen menjëherë. Kutikula shërben pak a shumë si tjegullat e çatisë duke e lejuar ujin që të deportojë përmes hapsirave. Flokët mund të thithin 30 % të peshës së tyre në ujë. Sa më gjatë që floku të qëndrojë i lagur aq më shumë do të bymehet dhe bymimi i vazhdueshëm ndjekur nga tharja e ngadaltë e flokëve bën që ata të krijojnë maja dyshe duke i dëmtuar flokët përgjithnjë. Mos i krihni flokët e lagura pasi krehëri i këput flokët të cilët dobësohen prej ujit.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren