Zakonisht kur bëhet fjalë për gabimet gjatë seksit, mendojmë për “teknikat” e dobëta të meshkujve apo pozicionet e gabuara…
Megjithatë, ajo që paraqet më së shumti problem është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat.
Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet si dhe dëshirat e partnerëve tanë.
Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative.
Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen nga meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.
Përveç kësaj, iu pengon gjithashtu se marrëdhënien e re e ndërlidhin me atë të mëparshme – ish femrën apo gruan, por kjo nuk supozohet të jetë e kënaqshme sepse të gjithë jemi të ndryshëm dhe kemi përvoja apo dëshira të ndryshme në shtrat.
Nga ana tjetër, meshkujve më së shumti iu pengon kur femrat qëndrojnë pasive dhe nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë për të filluar një akt seksual, ata nuk pëlqejnë qetësinë e tyre dhe duan diçka më të “gjallë” në shtrat.
Lexoni edhe këtë: Nëse në lidhje nuk keni kaluar nëpër TË GJITHA KËTO, atëherë kjo nuk është lidhje e vërtetë
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se gjatë seksit nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, por shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë për të vetmen arsye – se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.
Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia kumtoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas.
Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjelltë dhe i hapur në çdo kohë.
Prandaj, herën tjetër që mendoni të kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj, bëhuni të hapur dhe lirohuni pafundësisht rreth dëshirave tuaja, dhe na besoni që do të përjetoni një natë të paharruar.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...