Një spital në Kolorado është akuzuar për heqjen gabimisht të veshkave të një gruaje që në fund rezultuan të ishin të shëndetshme. Gabimi trashanik i mjekëve është cilësuar si “vjedhja e jetës” së pacientes, pasi ajo tani është e varur nga dializa dhe përballet me një pritje shtatëvjeçare për një transplantim.
Mjekët në spitalin e Universitetit të Kolorados kërkuan që Linda Woolley t’i hiqeshin veshkat sepse testet e patologjisë sugjeronin se kishte të ngjarë të kishte kancer veshkash.
72-vjeçarja iu nënshtrua operacionit në maj, por një biopsi e kryer në mars, që u pa nga KDVR tregon se “nuk ka prezencë kanceri”. Një biopsi tjetër u mor pasi organet ishin hequr dhe ajo gjithashtu tregoi “asnjë dëshmi kancerogjene”.
Woolley e përshkroi përvojën e saj si “një gabim të madh”. Tani ajo varet nga një makinë dialize për të bërë punën e veshkave të saj të zhdukura.
Ajo lidhet në makineri tri ditë në javë për katër orë. Koha mesatare e pritjes për një donator veshkash është 7 vjet në SHBA dhe ajo nuk është ende e shëndetshme sa duhet për të marrë një vend në listën e transplanteve.
“Jeta ime u ndryshua krejtësisht”, tha ajo. “Dializa nuk është piknik, ajo ju heq jetën tuaj”.
Spitali thuhet se nuk kërkoi falje ose nuk ofroi një shpjegim për Woolley. Një zëdhënës tha për KDVR,
“Unë nuk kam ndonjë informacion për ju në lidhje me këtë.” RT ka kontaktuar spitalin për të marrë më shumë informacion, por ende nuk ka marrë përgjigje.
“Është e tmerrshme sepse nuk keni zgjedhje kur shkoni në spital”, tha Woolley. “Ju besoni se do të kujdesen për të.”
Disa ditë pasi KDVR ndau historinë e Woolley, pesë persona u ofruan të dhuronin një prej veshkave të tyre. Për fat të keq, asnjë prej tyre nuk ka të njëjtin lloj të gjakut si ajo, që është O +./gsh/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...