Informacioni që qarkullon online jo gjithmonë është i vërtetë dhe njerëzit duhet të jenë të aftë ta filtrojnë vetë !
Kërkimet më të shpeshta të femrave lidhen me kujdesin e lëkurës dhe në vend të marrin mendimin e një specialisti kur kanë një problem, e gjejnë zgjidhjen tek forumet apo diskutimet në grupet e rrjeteve sociale ! Megjithatë kur lind nevoja për të vizituar një dermatolog, mund të jetë pak vonë!
Living do të listojë më poshtë të gjitha gabimet që bëjmë para se të shkojmë tek dermatologu ! Këto janë thënë vetë nga goja e tyre
1. Kur njerëzit vijnë në provimet e plota të trupit të lëkurës krejtësisht të djegur nga dielli. Gjithashtu, kur nuk më besojnë kur u them atyre se produktet e shtrenjta që po përdorin janë vetëm hype (dhe ata nuk pranojnë të ndalojnë përdorimin e tyre).
2. Kur pacientët përdorin alkool për të trajtuar skuqjen apo puçrat. Kjo gjë shkakton tharje të lëkurës dhe mund të shkaktojë më shumë acarim. Gjithashtu, kur ata përpiqen të heqin me mjete rrethanore lezet (lythat e rritur në siparfaqen e lëkurës)
3. Kur një paciente femër shkon për një kontroll të plotë të lëkurës me një fytyrë të mbuluar me makeup.
4. Kur pacientët nuk tregohen plotësisht të sinqertë rreth trajtimeve paraprake. Historia juaj mjekësore është e rëndësishme dhe luan një rol në mundësitë e trajtimit, të cilat mund të paraqiten, prandaj tregoni të vërtetën me mjekun tuaj.
5. Kur ata lyejnë një plagë të hapur me peroksid hidrogjeni . Kjo në fakt pengon shërimin e plagës dhe mund të lërë një shenjë që kërkon shumë kohë të zbehet.
6.Kur pacienti lë oraret e depilimit me lazer fill pas plazhit ! Lazeri në lëkurë të nxirë është jo efektiv dhe mund të shkaktojë jo pak probleme.
7.Kur lënë një takim tek dermatologia për të kontrolluar skalpin e kokës apo për të trajtuar një problem që lidhet me flokët, dhe vijnë fill pas lyerjes së tyre,
8. “Nuk vendosin kremin e diellit, pavarsisht këshillave të dermatologëve dhe rrezikut real të rrezeve të diellit.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...