Gjoksi i varuar apo që bie kohë pas kohe është një nga “makthet” e vërteta thuajse të të gjitha grave! Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që të bëjmë një listë me pesë zakone të këqija që i bëjmë çdo ditë e që e bëjnë gjoksin tuaj të varet edhe më shumë. Cilat janë ato? I zbulojmë bashkë!
Ushqime me yndyrë
Nëse ushqimi juaj përfshin produkte të yndyrshme, ju patjetër do të fitoni disa kilogramë më shumë. Kur ju jeni mbipeshë gjokset tuaja kanë tendencë të rriten dhe me dobësimin më pas, ato do të zbrazen, pra do të varen. Prandaj përpiquni të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Ju duhet të hani ushqim të shëndetshëm, fruta, perime dhe të merrni shumë vitamina.
Mungesa e stërvitjes
Gjinjtë janë të përbërë nga 90% yndyrë e trupit dhe nëse ju nuk bëni aktivitet fizik, ato e humbasin elasticitetin me kalimin e kohës. Shkoni në palestër dhe përdorni një krem të cilësisë së lartë dhe ju do të shihni gjinjtë tuaj më dinjitoz se më parë dhe më të fortë. Dhe mos harroni të vishni reçipeta të dizajnuara enkas për aktivitete sportive.
Nuk i mbroni nga dielli
Ju gjithmonë duhet të mbroni gjinjtë tuaj, njësoj siç bëni me lëkurën e fytyrës. Dielli zvogëlon elasticitetin e lëkurës dhe gjoksi vuan.
Bëni dush të nxehtë
Shumë prej nesh duan të bëjnë dushe shumë të nxehtë pa e ditur që kjo zvogëlon qëndrueshmërinë e lëkurës dhe bën që gjoksi të lodhet dhe të varet.
Nuk e masazhoni
Duket e pabesueshme, por masazhimi i butë i gjokseve dhe më pas një dush, ndihmojnë në rritjen e qëndrueshmërinë e lëkurës. Përdorni krem dhe vajëra esencialë për lëkurë delikate. Kthejeni këtë në një kujdes rutinor dhe të përditshëm dhe menjëherë do të shihni rezultatet./classlifestyle/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...