Fundi i vitit shoqërohet nga festa të ndryshme, jo vetëm familjare por edhe me kolegët e punës. E në këtë rast, për disa festat e punës mund të jetë argëtuese, por për disa të tjerë mund të jenë shkatërruese.
Duke pasur parasysh se është një festë, sigurisht është koha për të gëzuar. Por gjithsesi në këtë rast, mbetet ende një organizim biznesi dhe ka rëndësi të madhe mënyra sesi silleni.
Për shembull, një djalë i ri u deh në festën e punës, filloi të shajë shefin e tij dhe u hoq nga puna menjëherë. Të nesërmen ai nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur sepse nuk mbante mend asgjë, shkruan scantv.
Nëse dëshiron të mbash punën dhe reputacionin e paprekur, janë disa rregulla që duhen ndjekur.
Mos i bëj bisht festës së punës
Nëse nuk keni plane të tjera për atë mbrëmje që nuk keni asnjë mundësi që t’i shtyni për një herë tjetër apo t’i anuloni, duhet të shkosh patjetër në festën e punës.
Mbase ju nuk keni dëshirë të shkoni por është e rëndësishme që ju të shprehni angazhimin tuaj ndaj kompanisë në të cilën punoni. Mungesa juaj do të vihet re, më së shumti nga pronari apo drejtuesi i kompanisë.
Mos u vish në mënyrë të papërshtatshme
Festa mund të organizohet jashtë orarit të punës por kjo nuk do të thotë se duhet të vishesh sikur po shkon në një klub nate. Vishu në mënyrë të përshtatshme. Mos vish asgjë që është shumë e shkurtër apo shumë e ngushtë. Nëse zakonisht në punë mban kostum, mos shko në festën e punës me xhinse dhe bluzë.
Mos u bëj tapë
Ky është një rregull i rëndësishëm po shumë njerëz dështojnë në zbatimin e tij. Vendosi vetes një limit konsumi të alkoolit para se të shkosh në festë. Nëse bëhesh tapë mund të bësh sjellje të papërshtatshme apo mund të ndodhë që të thuash gjëra të papërshtatshme që më pas do të ndikojnë në marrëdhënien e mëvonshme që mund të kesh me kompaninë.
Mos bëj të mërziturin
Kujdes gjuhën e trupit. Nëse dukesh i/e mërzitur ose sikur do dëshirojë të ishe diku tjetër është njësoj si të mos shkojë fare në festë. Mos kryqëzoni krahët e mos rrini i/e vrenjtur pasi nuk i dihet se kush mund të jetë duke të vëzhguar.
Mos u bëj anti-social
Edhe nëse nuk i ke shumë qejf kolegët e punës ose je punonjës i ri dhe nuk njeh shumë prej tyre, mos u ul në cep vetëm dhe t’i mbash sytë gjithë kohës te celulari. Flit me ata që njeh dhe që nuk njeh. Festa është një mundësi për t’u njohur me kolegët. Mos shpenzo kohë kot duke bërë mesazhe apo duke bërë postime në rrjetet sociale.
Mos bëj thashetheme për kolegët
Kur flet për kolegët, mbaje bisedën në terma pozitivë. Nëse qahesh për kompaninë ose shefin kjo do të sjellë atmosferë negative. Po ashtu elimino bisedat për seksin, politikën apo besimet fetare. Dhe mbi të gjitha mos bëj thashetheme për kolegët. Kjo mund të ndodhë lehtësisht, sidomos nëse jeni duke konsumuar pije alkoolike.
Mos harro të hash
Nganjëherë punonjësit shmangin ushqimin dhe i drejtohen më së shumti pijeve alkoolike. Nëse vendos të konsumosh alkool, edhe pasi e ke vendosur limitin e konsumit për veten, është shumë e rëndësishme që të hash diçka.
Mos flirto
Kjo nuk është koha e përshtatshme që t’i biesh në sy shefit apo pronarit të kompanisë. Po ashtu, edhe kolegëve. Nëse je ‘single’ e shpenzon më shumë kohë me kolegët sesa duke kërkuar të njohësh dikë, shanset janë që të të krijohet ndonjë ndjenjë për ndonjë koleg/e. Ndjenja mund të jetë e dyanshme por festa e punës dhe gotat e alkoolit nuk janë shumë të përshtatshme për t’i çuar gjërat në nivelin tjetër. Mund të ndodhë që në ato momente të “flasë” alkooli e gabimet që mund të bëhen në këtë rast mund të reflektohen të nesërmen.
Mos posto foto ose komente që mund të të sjellin telashe
Elimino postimin e komenteve apo statuseve negative në rrjetet sociale, ku shkruan se sa e lodhur ishte festa e punës dhe sa i keq ishte ushqimi. Po ashtu mos posto foto të kolegëve që po pinë alkool apo po bëjnë sjellje të papërshtatshme.
Mos u bëj lolo
Disa harrojnë se festa e punës është një ngjarje që lidhet me punën dhe e lëshojnë fare veten. Është OK që të gëzosh e të festosh por përdor kokën dhe mendo për pasojat e veprimeve të tua.
Mos harro të jesh mirënjohës ndaj personit që organizoi festën
Sigurohu që t’i thuash “mirupafshim” dhe “faleminderit” organizatorit të festës.
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...