Shprehitë që i kemi gjatë gjithë jetës nuk është e lehtë t’i zgjidhim, por kur ato ndikojnë në shëndetin tonë dhe në përgjithësi që ne të ndjehemi mirë, duhet të bëjmë një përpjekje për t’i shmangur.
Në mesin e tyre janë pesë gabimet e mëposhtme që ne të gjitha i bëjmë pas një vakti, e nuk do të duhej:
Nëse ju shtriheni për të fjetur, pasi keni ngrënë ushqim, do të detyroni lukthin që të tretë ushqimin shumë shpejtë, e që mund të shkaktojë siklet dhe probleme me gjumin. Nuk jeni vetëm (në fakt jeni pjesë e shumicës), nëse pas ushqimit keni përgjumje, por përpiquni që t’i rezistoni gjumit dhe prisni për të paktën dy orë pas ngrënies. Gjëja më e mirë pas një vakti për veten tuaj mund të jetë ecja.
Shumë duhanpirës ndjejnë kënaqësi të madhe kur ndezin një cigare pas ushqimit, por ky është një gabim i madh. Pasi të keni ngrënë, trupi ka nevojë për një kohë që të tretet ushqimi, ndërsa pirja e duhanit me siguri që nuk do të ndihmojë. Me fjalë të tjera, nikotina lidhet me oksigjenin e tepërt i cili është i nevojshëm për tretje, e kjo është arsyeja pse trupi do të thithë materie kancerogjene më shumë se zakonisht.
Kur bëjmë dush, rrjedhja e gjakut në trup ndryshon për shkak se gjaku do të arrijë në sipërfaqen e lëkurës së trupit në mënyrë që organizmi më lehtë të përballet me ndryshimin e temperaturës. Kjo do të thotë se sasia e gjakut që ndihmon në tretjen e ushqimit do të zvogëlohet, që procesin e tretjes mund t’a ngadalësojë ose të shkaktojë tretje të dobët.
Nuk thonë kot nutricionistët që frutat më së miri është të hahen në mëngjes, në lukthin bosh. Jo vetëm që sheqeri nga fruta do të plotësoj energjinë e nevojshme për punë por edhe do të shmangë tretjen e dobët që mund të shkaktohet nga ngrënia e frutave si ëmbëlsirë pas ushqimit. Duke pasur parasysh faktin se për tretjen e frutave ka nevojë për enzima të tjera, frutat më së miri është që të hahen në lukthin bosh në mënyrë që të maksimizohet absorbimi në trup. Nëse hani fruta menjëherë pas një vakti, ato nuk do të jenë në gjendje që të treten siç duhet, sepse do të jenë përzier me ushqime të tjera që ju keni ngrënë më parë.
Duhet që të presim të paktën dy orë pas ngrënies që pastaj të shkojmë në ushtrime. Lëreni ushqimin që të “flejë” dhe kështu do të shmangni refleksin e mundshëm të stomakut, lemzën, mundimin dhe madje edhe të vjellat.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...