Të ndryshoni modelet apo ngjyrat e flokëve mund të jenë argëtuese, por gjithashtu mund të kthehet në një betejë nëse nuk i trajtojmë ato siç duhet.
A e dini se ka një gjendje shumë të rrallë të quajtur “sindroma e flokëve të pabindur” e cila shpesh zhvillohet gjatë fëmijërisë? Fëmijët me flokë kaçurrela zakonisht e kanë atë. Flokët e tyre nuk rriten si gjatësi por zgjaten në drejtime të ndryshme. Por ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të parandaluar këtë simptomë ose problem të tjera t cilat pengojnë flokët tuaj që të rriten.
Përdorimi i shampos së gabuar: Në rast se ju lyeni flokët duhet të qëndroni sa më larg shampove që kanë në përbërjen e tyre sulfat. Sulfati vepron si detergjent duke hequr molekulat e ngjyrës nga flokët tuaj. Fatmirësisht tani mund të gjenden shumë lehtë edhe në supermarket shampo që nuk kanë sulfat në përbërje.
Larja e flokëve me ujë të nxehtë: Uji i nxehtë heq një pjesë të shtresës që mban ngjyrën origjinale të flokut tuaj. Duhet të lani flokët me ujë jo shumë të nxehtë ose me ujë të ftohtë nëse mund ta duroni.
Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë: Rrezet e diellit janë të dëmshme jo vetëm për lëkurën por edhe për flokun e lyer. Rrezet ultra violet dëmtojnë grimcat e bojës duke e bërë ngjyrën e flokëve më të zbehtë.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në pishina: Klori që gjendet në ujin e pishinave bën që ngjyra e flokëve tuaj të duket pa gjallëri dhe pa shkëlqim. Pasi të kaloni kohën tuaj në pishina, provoni të lani flokët me sodë. Flluskat që krijon soda ndihmojnë që floku të pastrohet nga mbetjet kimike.
Larja e shpeshtë e flokëve: Në rast se i lyeni flokët shpesh ju e dini se ditën e parë ngjyra është shumë e fortë. Shumë femra në momentin që lyejnë flokët i lajnë menjëherë, sepse duan që intensiteti i ngjyrës të jetë më i ulët. Boja ka nevojë të qëndrojë në flokë për të paktën 24 orë.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...