Në këtë udhëzues do të përpiqemi t’ju japim disa këshilla të dobishme për të mbajtur gjallë ngjyrën e xhinseve, duke i dhënë atyre pamjen e një pale të sapo blerë
Në vitin 1853, Levi Staus filloi një kapitull të ri në historinë e xhinseve. Në vitet ’60, bota e modës shpërtheu nga trendi i xhinseve që u bë tepër popullor.
Edhe sot xhinset janë ndër veshjet që preferohen më së shumti, prandaj ju duhet të kujdeseni për këtë veshje.
Bright Side na tregon gabimet që duhet të shmangni në mënyrë që xhinset tuaja të mos duken si të vjetra, edhe nëse sapo i keni blerë:
Larja me dorë
– Larja me dorë është e preferueshme, kur bëhet fjalë për pastrimin e xhinseve, pasi është më e butë. Është më mirë t’i lani xhinset në një vaskë, jo në legen.
Ajo çfarë ju sugjerojmë, është t’i lini xhinset në ujë për jo më shumë se një orë dhe shtoni 1 gotë uthull dhe pak kripë. Një përzierje e tillë do t’ju ndihmojë në ruajtjen e ngjyrës së shndritshme.
– Përdorni një furçë të butë për të pastruar xhinset duke i kushtuar më shumë vëmendje pikave të pista: së pari, nga brenda, pastaj nga pjesa e jashtme.
– Nëse përdorni sapun, mos e vendosni direkt në pantallona, por në furçë.
Larja në rrobalarëse
Ekspertët thonë se larja e rrobave në rrobalarëse nuk është shumë ide e mirë, por le të jemi realistë: zakonisht nuk kemi kohë për të larë rrobat me duar.
– Ktheni xhinset mbrapsht gjithmonë kur i lani.
– Nuk duhet të bëni më shumë se 600 rrotullime.
– Përdorni detergjente të lëngshme të larjes. Shtoni gjysmën e një gote uthull në ujë para se të bëhet shpëlarja për të ruajtur ngjyrën e shndritshme.
– Lani xhinset me rroba të tjera të errëta (të zeza, gri, ose të kaltra), pasi kjo gjë do t’i ndihmojë të ruajnë ngjyrën.
Tharja
– Tharja është gjithashtu e rëndësishme. Xhinset nuk duhet t’i thani në temperaturat shumë të larta.
– Dhe një tjetër detaj: Aq më rrallë t’i lani xhinset, aq më gjatë do të qëndrojë ngjyra e tyre!
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...