Google ADS

Gabimet që duhen shmangur në valixhen e pushimeve

23:09 | 21 Korrik 2019
Arbresh.info

Nëse nuk e ngrini dot çantën apo valixhen, keni marrë me vete më shumë se ç’duhet!

Fillimisht bëni një listë të gjërave që do të merrni me vete, të cilën mundësisht hartojeni ditë përpara, kështu do të keni kohë për ta ri parë apo për të bërë blerjet e fundit.

Paketoni më parë gjërat më të mëdha e pastaj ato më të vogla

Nëse udhëtoni me një shok/shoqe me të cilin/cilën do të ndani edhe dhomën, disa gjëra nuk është nevoja t’i merrni të dy palët. Po në të njëjtin rast, vlerësoni mundësinë e vendosjes së gjysmës së gjërave të njërit person, në çantën e personit tjetër. Kështu, jeni të mbrojtur edhe nga humbja e ndonjë bagazhi.

Lini gjithmonë pak vend për suveniret, apo gjërat e ngjashme, që mund të keni me vete në kthim.

Nëse keni për të marrë me vete këpucë, futni secilën palë më vete, në qese këpucësh, apo diçka që e gjeni më lehtë në shtëpi. Më pas, mund edhe t’i bashkoni me ndihmën e një llastiku gome (parash).

Këpucët apo sandalet janë zakonisht më të vështirat, për shkak të formës apo madhësisë, ndaj, para se t’i merrni me vete, gjithmonë mendohuni mirë:

Ju duhen vërtet të gjitha?!

Shfrytëzoni hapësirën brenda këpucëve apo atleteve, për të futur vogëlsira të ndryshme, sende që mund të dëmtohen lehtë, etj, të cilat, gjithsesi, duhen mbështjellë më përpara.

Vishni gjithmonë, nëse mundeni, këpucët apo sandalet, që ju zënë më shumë vend në çantë.

Valixhet me rrota janë një shpikje brilante, por jo gjithmonë të përshtatshme, shkruan Living.al.

Mënyra e paketimit të sendeve të lëngshme (shampove, balsamit, kremrave të ndryshme, etj) është po ashtu e rëndësishme.

Në këtë rast disa shishe më të vogla do të zgjidhnin shumë punë. Në fund të fundit, nuk ju nevojitet një shishe shampo e plotë, për 10 ditë pushime.

Prandaj ose hidheni në shishe më të vogla, ose blini versionin e udhëtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme