Gabimet që bëni me flokët dhe çojnë në yndyrosjen e tyre

01:19 | 4 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Nëse shpesh ju ndodh të ndjeni që floku juaj nis të yndyroset shpejt atëherë duhet të rishikoni diçka në kujdesin që ju keni ndaj flokëve.

  1. Nuk e pastroni mirë lëkurën e kokës
    Duhet të bëni kujdes me larjen sa më mirë të lëkurës së kokës, pasi ashtu siç ndodh edhe me fytyrën, nëse pastrimi nuk bëhet si duhet mund të bllokohen poret. Gjithashtu mund të ndodh edhe grumubullimi i baktereve.
  2. E lani kokën shumë shpesh
    Larja shumë e shpeshtë e kokës nuk ndihmon në eliminim e yndyrës, përkundrazi e shton atë. Në momentin kur flokëve u heqim yndyrën natyrale, do të prodhohet edhe më shumë.
  3. Kujdes sesi aplikoni balsamin në kokë
    Bëni kujdes me mënyrën sesi e aplokoni balsamin për flokët. Shmangni aplikimin e zbutësit që në rrënjët e flokëve, pasi kjo mund të nxisë prodhimin e yndyrës.
  4. Evitoni larjen e flokëve me ujë të nxehtë
    Për shkak të larjes me ujë të nxehtë, lëkura e kokës mund të thahet. Diçka e tillë sipas dermatologëve çon në shtimin e yndyrës. Kujdesuni që shpëlarja juaj e fundit të jetë me ujë të ftohtë.
  5. Kur i drejtoni dhe i krihni shumë shpesh flokët
    Mjetet si pjastra thajnë së tepërmi flokët duke përshpejtuar krijimin e yndyrës. Gjithashtu mbi-krehja, ashtu si mbi-larja mund të stimulojë yndyrosjen e flokëve./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme