Trupi i bukur dhe në formë është synimi jonë gjatë stinës së verës. Duhet patjetër që kur të shkojmë në plazh të kemi pamjen ideale.
Këshilla e parë që vjen nga dietologët, është ajo që të ushqehemi mirë gjatë gjithë vitit duke racionuar porcionet tona, pa qenë nevoja që t’i nënshtrohemi dietave.
Por nëse e keni ndarë mendjen, atëherë duhet medoemos që të keni parasysh 3 gabimet e mëdha, që bëhen zakonisht kur i drejtohemi një diete.
Kur arritjet e dietës janë të paqarta
Shpeshherë në dieta ka disa përshkrime të paqarta që premtojnë gjëra, të cilat janë të pakuptueshme për njerëzit. Këshilla është që të hani produkte të cilave ia dini vlerën reale, si uji për të qenë të hidratuar, sasia e proteinave për të rritur masën muskulore e të tjera.
Bie ndesh me parimet e organizmit
Për të pastruar sistemin tuaj nuk është e nevojshme që të pini një përzieje me lëng limoni. Kjo sepse trupit tuaj kurrë nuk i nevojitet detoksi. Çdo dietë që ju premton që do t’ju shndërrojë në një njeri të ri, më shumë mundësi po ekzagjeron, thonë specialistët.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...