Google ADS

Gabimet që bëjmë shpesh kur flirtojmë dhe që nuk duhet t’i bëjmë më

00:20 | 17 Janar 2018
Trina Galanxhi

E kishit menduar ndonjëherë që arsyeja pse nuk po iu ecën me vajzën/djalin që keni qejf, mund të jetë sepse nuk po flirtoni siç duhet?

Është e vështirë të pranosh realitetin ndonjëherë, sidomos kur realiteti është që ju nuk jeni të zotët t’i afroheni dikujt dhe ta bëni për vete. Fatmirësisht ne kemi gjithmonë këshilla për t’ju dhënë.

Ja cilat janë gjërat që nuk duhet të bëni:

  1. T’i flisni kudo dhe kurdo

Harrojeni teorinë “nuk ka momente të duhura por shfrytëzo rastin”.

Mos e shfrytëzoni rastin!

Nëse e shihni njeriun që ju pëlqen duke ngrënë drekë vetëm në një cep, kini parasysh që në atë moment, ai/ajo mbase do vetëm të shijojë vaktin pa e bezdisur njeri, e jo të sikletoset mos i ka mbetur sallatë nëpër dhëmbë ndërkohë që dikush po flirton me ta. Gjeni ose krijoni momentet e duhura për të flirtuar, mos shfrytëzoni çdo rast që i gjeni ata vetëm.

2.Këmbëngulja

Thonë që nese nuk hiqni dorë nga ajo që dëshironi, do arrini ta bëni tuajën. Kjo është një teori që mund të funksionojë me një vend pune, me notat në shkollë, por jo me njerëzit! Ok, mbase ndonjëherë këngëngulja shpërblehet edhe me njerëzit, por jo gjithmonë.

Ndonjëherë është mirë të pranoni jo si përgjigje. Patët kurajon të provoni, tani kini dinjitetin të ndaloni. Nëse dikush ju thotë verbalisht, apo jua tregon me shenja që nuk është i interesuar, këmbëngulja juaj ka më shumë gjasa ta përkeqësojë situatën.

3.Të përdorni skema apo fjali që i njohin të gjithë

“A të dhembi? Kur re nga qielli flas, sepse dukesh tamam si ëngjëll”.

Oh ju lutem boll me këto! Nëse përdorni fjali të tilla gjasat janë që personi që po ia thoni do të rrotullojë sytë dhe do të tallet me ju të grupi në ëhatsApp që ka me shoqet/shokët. Thjesht tregohuni të hapur e të sinqertë. Pas këtij hapi, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të shpresoni që personi tjetër ndihet njësoj./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme