Për të pasur flokë të shëndetshëm nuk mjaftojnë vetëm ushqimi i mirë, stili i shëndetshëm i jetesës e suplementet. Duhet një rutinë kujdesi e përjavshme dhe duhet të dini se janë gabimet e vogla të përditshme ato që më së shumti dëmtojnë në nivel qelizor flokët tuaj.
Ne do të ndajmë me ju sot gabimet më të shpeshta duke ju këshilluar që t’i shmangni sa më shumë.
Para larjes
Duhet te siguroheni që përpara se të blini një shampoo të jetë e përshtatshme për llojin e flokut që keni! Shmangni ato me sulfate
Specialistët ju rekomandojnë t’i lani flokët vetëm 2 herë në javë
Krehja
Flokët nuk duhen krehur në dush, por përpara se të lani flokët. Kjo gjë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe do të parandalojë këputjen e flokëve gjatë larjes.
Gjatë larjes
Aplikoni shampon gabim. Si fillim shampoon duhet ta hidhni në duar e më pas ta shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë flokët. Përpara se ta shpëlani, masazhojini rrënjët e flokëve për rreth 5 minuta.
Harroni balsamin, ose produktet e kujdesit pas larjes. Nëse ju do të harroni t’i lyeni majat me një vaj natyral atëherë floku juaj do të duket i thatë e pa jetë
Kini kujdes me temperaturën e ujit pasi nuk duhet të jetë shumë e nxehtë. Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe temperatura e ujit ndikon në shëndetin e flokëve. Specialistët janë për ujin e ftohtë, sepse në këtë mënyrë poret e flokëve do të mbyllen duke mbajtur brenda yndyrën natyrale dhe përbërësit ushqyes të rrënjëve të flokëve.
Shpëlarja
Sigurohuni që flokët tuaj janë plotësisht të lagësht përpara se t’i lani me shampoo. Shpëlajini me ujë të ngrohtë e masazhoni skalpin e kokës në mënyrë që të eliminoni çdo papastërti.
Pas larjes
Përdorni shumë shpesh pjastër apo mashën e kaçurrelave. Këto mjete të cilat stinojnë flokët me nxehtësi nuk rekomandohen më shpesh se një herë në javë.
Prisni flokët rregullisht ( një herë në 3 muaj)
Fjetja me flokë të lagur , krehja me flokë të lagur
Uji i tepërt në flokë rëndon këto të fundit dhe presioni më i vogël, për shembull fërkimi në jastëk apo krehja me furçe e tharëse do të këpusë flokët, që nëse do të ishin të thata nuk do të ndodhte.
Të stiluarit në një mënyrë për një kohë të gjatë
Bishti i kalit apo topuzi tërheqin flokët nga rrënjët. Duke i mbajtur pa ndryshuar për një kohë të gjatë mund të ndodhë që në zona të caktuara flokët të bien e t’ju krijohet pulla të bardha nga mungesa e tyre. Kjo ndodh kryesisht në vijë e parë të flokëve.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...