Gabimet e përditshme që rrisin peshën dhe humorin e keq

22:59 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Nuk arrini të dobësoheni? Vëzhgoni çdo ditë sjelljen tuaj ndaj ushqimit dhe gjeni gabimet. Ja se si mund t’ia dilni të gëzoni një mirëqenie fizike dhe psikologjike

Kultura dhe ndërgjegjja e të ushqyerit, para së gjithash, lind në familje, por ka raste kur ajo realisht mungon. Në fakt, sjelljet e gabuara ndaj ushqimit, për të cilat mbase nuk jeni në dijeni, mund të kenë pasoja edhe në moshën e rritur. Gjeni gabimet që bëni në dietë dhe filloni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me ushqimin.

Stresi

Sipas një sondazhi të kryer nga Aarhus University Hospital në Danimarkë, stresi i provuar nga një mashkull reduktohet shumë shpejt, sapo mbaron dita e punës. Përkundrazi, grave me moshë mesatare, u duhet më shumë kohë: të paktën, dhjetë minuta në divan. Kështu thonë ekspertët.

Për një grua, ora e relaksit të vërtetë, është nga ora 10 deri në 11 të darkës, pasi mbarojnë të gjitha punët e shtëpisë dhe harrojnë streset e një dite pune. Femrat kanë tendencë të bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, duke arritur të realizojnë pritjet e të gjithë familjes. Megjithatë, stresi ndikon në kontrollin e gjërave dhe kjo mund të përkeqësojë marrëdhënien me ushqimin.

Roli i emocioneve

Sipas murgjve taoistë, ju nuk duhet të hani kur jeni shumë të lodhur, të trishtuar dhe të zemëruar. Ky është një rregull mjaft i mirë, sepse në këto raste, njeriu ka nevojë më shumë për një përqafim, sesa një shfryrje të emocioneve përmes ushqimit. Mësohuni të pyesni veten se si ndiheni. Cili është emocioni që ju ka përfshirë për momentin? Mësohuni të kuptoni se kur keni vërtet nevojë për ushqim. Kur jeni me të vërtetë të relaksuar, keni tendencë të hani më pak, sepse arrini të “dëgjoni” më mirë sinjalet e trupit.

Si hani?

Përtypja në mënyrë të ngadaltë dhe shijimi i ushqimit, do t’ju lejojë të përqendroheni më shumë në atë që bëni…ndërsa, ju ndihmon të mos shkoni përtej asaj që organizmi juaj ka vërtet nevojë.

Edhe për një vakt të thjeshtë, përdorni gjithmonë pirunin dhe thikën: nuk bëhet fjalë për një mënyrë “mondane”, por për t’u bërë të ndërgjegjshëm se çfarë i fusni trupit tuaj. Gabim është edhe ngrënia në këmbë, me shpejtësi, pranë frigoriferit, si dhe në divan përpara televizorit.

Pasioni për kuzhinën

Duhen të paktën 20 minuta që trurit t’i mbërrijë sinjali i urisë; ja përse është ide e mirë që vaktin ta nisni me një sallatë, ose një pjatë me perime të përgatitura në avull. Por, mos ndoshta juve ju pëlqen të “nguleni” në kuzhinë duke përgatitur pjata të ndryshme?

Ushqimi paraqet lidhjet edhe me familjen dhe territorin, megjithatë, lloji i përgatitjes së disa recetave, mund të ndikojë te pasha, shkruan gazeta Shqip. Shmangni ndjekjen e këtij stili të ushqyeri çdo ditë të javës, dhe mësohuni me alternativa më të lehta: për shembull, gatuani më shumë ushqime të ziera sesa të yndyrshme.

Zakone të mira
Krahasuar me kohët e mëparshme, sot, shumë persona bëjnë një jetë më sedentare (ulur, pa lëvizje): zgjidhni një ditë si e diela për pjata të veçanta ndërsa në përditshmëri jepini prioritet perimeve, të gatuara në avull dhe të marinuara me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Ndërkaq, kushtojini kohë patjetër edhe ushtrimeve fizike.

Pesë shqisat

Mos harroni se kur hani pa i kushtuar vëmendje asaj se çfarë po bëni…përgjithësisht përfundohet duke ngrënë më shumë! Ndaj, herën tjetër kur të uleni në tavolinë, ndaluni vetëm për një moment: zgjidhni në mënyrë të ndërgjegjshme atë që do hani, vështroni ushqimin që keni përballë, ndieni aromat dhe imagjinoni shijet. Aktivizoni të gjitha shqisat. Kështu do të jeni më të lumtur në çdo kuptim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme