Make up është krijuar për të nxjerrë në pah pjesët më të bukura të fytyrës së femrës dhe pse jo të fshehë ndonjë defekt të mundshëm. Mirëpo shumë prej nesh biem pre e gabimeve në truk të cilat rezultojnë të përkeqësojnë pamjen tonë. Fillimisht, aq shumë informacion ka nëpër portale të ndryshme ku ju japin këshilla, truke dhe listë gjerash që duhet të ndiqni kur vendosni tualet në fytyrë saqë kur ndodh që këto të fundit të bien ndesh me njëra- tjetrën ju konfuzoheni edhe më shumë.
Më poshtë do të shihni 5 prej gabimeve që bëni gjatë grimit tuaj:
Të dukurit më e madhe në moshë
Një nga gabimet më të mëdha të femrave është nuk e shoqërojnë stilin e tyre në veshje me mënyrën se si bëjnë make-up. Kjo i bën ato të duken më të mëdha në moshë, sepse janë fiksuar me një stil klasik të të lyerit të buzëve apo penelit të trashë në sy, edhe kur në fakt janë veshur me rroba sportive. Gjithashtu me kalimin e moshës duhet ndryshuar edhe lloji i make up-it. Nuk është e thënë të vijëzoni gjithmonë konturin e buzës tuaj.
Kopjimi i fytyrave të Instagram-it
Çdo ditë e më shumë shikojmë fytyra të ndryshme me teknika make up-i të njëjtë, kjo sepse janë mësuar nga disa video Instagrami. Gjithashtu fotot profesionale kanë një make up që jo të gjitha mund ta bëni, sepse edhe nëse ju arrini atë lloj teknike të sofistikuar, me shumë mundësi ajo pamje nuk është e përshtatshme jashtë kamerës.
Nuk përdorni furçat e duhura
Mbani mend se mospërdorimi i furçave sepse këto të fundit janë të vështira është një legjendë urbane. Furçat e duhura do të bëjnë shumë më të lehtë aplikimin e produkteve në fytyrën tuaj dhe do ta përhapin njëtrajtësisht tonalitetin që ju përdorni. Por megjithatë, duhet të siguroheni se përdorni furçat e duhura për funksionet e duhura.
Bëni make up të rëndë sepse e bëni shpejt
Kur aplikoni make-up, sidomos në rastin e fondatinës, ky veprim nuk duhet kryer shpejt sepse ka mundësi që shpejtësia t’ju bëjë të vendosni masë më të madhe seç duhet dhe ju do të ngjani e patinuar dhe me një pamje prej porcelani, shkruan blitz.al. Në fillim vendosni pak tualet dhe rëndojeni gradualisht nëse ka nevojë, por kujdesuni mos të bëni të kundërtën.
Mospraktikimi
Kjo mund të duket shumë e zakonshme për t’u thënë, por është një nga më të rëndësishmet. Duhet të praktikoheni vazhdimisht dhe të shihni sa më shumë video ku ka guida make up-i. Merreni sikur kjo është pjesë e qejfit, jo diçka për të cilën ju duhet të përtoni ta bëni.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...