Ajo se si visheni, çfarë arome mbani, si i rregulloni flokët dhe bëni makeup-in, të gjitha këto mund të ndryshojnë moshën tuaj. Të vishni diçka rinore apo ndonjë grim të lehtë nuk nënkupton se do të dukeni si gjashtëmbëdhjetë vjeçre. Është e rëndësishme që të vishni gjërat e duhura që do të ju bëjnë të dukeni më e re.
Kur ishim më të rinj, zakonisht kemi tentuar të vishemi dhe grimohemi në një mënyrë që të dukemi paksa më të moshuar se sa realisht ishim. Tani, që jemi më të vjetër në moshë, bëjmë çmos që të ngjajmë sa më të rinj. Kremra të fytyrës, procedura mjekësore si dhe makeup-i, janë gjëra që ndikojnë të dukemi më të rinj. Ju mund të aplikoni kremrat më të shtrenjta anti-plakje, por veshja jo adekuate dhe makeup-i i papërshtatshëm mund të ju bëjë të dukeni më të vjetër për 10 vite.
Femrat harrojnë të ndryshojnë dhe rifreskojnë garderobën e tyre si dhe kozmetikën me kalimin e viteve. Ky mund të jetë një faktor i madh që të dukeni më të moshuar. Përdorimi i produkteve dhe veshja e njejtë që kishit që në moshën 18 vjeçare, aktualisht nuk tregon moshën tuaj reale. Shmangni këto gabime kozmetike si dhe të veshjes.
Të ngarkoheni me korrektor nën sipërfaqen e syve
Korrektorët përmbajnë denzitet më të trashë se sa përbërja e fondacionit apo pudrës së lëngshme. Ky denzitet bën që korrektorët të shkaktojnë më shumë rrudha. Zona apo hapësira poshtë syve është e prirur më shumë me linja dhe rrudha. Aplikimi i korrektorit në këtë zone shkakton që rrudhat të bëhen më të dukshme. Parandaloni këtë duke përdorur hijëzues (highlighter) në vend të saj. Ky është më i hollë se korrektori, por sërish mbulon qarqet e errëta rreth syve.
Ngjyrë e errët e buzëve
Buzëkuqi i errët bën që buzët të duken më të vogla dhe më të holla. Me plakjen tone edhe buzët bëhen më të holla. Buzët e mbushura dhe të plota janë një shenjë dalluese për një pamje rinore. Shmangni përdorimin e buzëkuqit me nuanca të errëta. Zgjidhni hijëzime që janë më të lehta dhe përdorni shkëlqyes.
Të qenurit shumë në modë
Shmangni blerjen e rrobave që janë tepër në mode. Zakonisht këto lloj rroba dalin shpejt nga moda pas një sezone. Investoni në rroba që janë klasike dhe të sofistikuara. Gjithmonë mund të shtoni veçantinë duke kombinuar veshjen tuaj me aksesorë dhe stilim të flokëve.
Përdorim i tepërt i pudrës së lëngshme
Ashtu sikur korrektorët, kur aplikohet edhe pudra e lëngshme, ajo mund të depërtojë thellë në lëkurë duke mbuluar hapësirat dhe rrudhat e fytyrës, e duke i bërë edhe më shumë të dukshme. Parandaloni këtë duke blerë pudër që është me bazë nga uji. Largoni produktet që kanë qëndrueshmëri më të madhe gjatë aplikimit, zgjidhni llojin mat apo jo të ndritshëm. Zgjidhni pudër të lëngshme që ka formulë të tejdukshme dhe të lehtë.
Lajner shumë të rëndë për sy
Sy të dramatizuar apo lajnera për sy shumë të errët kanë tendencën e një pamje paksa më të moshuar. Femra të moshuar dhe lajner shumë i errët për sy është jashtë mode. Qerpikët tanë bëhen më të hollë gjatë plakjes sonë dhe rrudhat paraqiten në fytyrë. Nëse dëshironi të theksoni sytë, zgjidhni ngjyrë neutral siç është e kaftë apo nudo.
Flokë të gjata
Me plakjen tone, flokët e gjata na bëjnë të dukemi më të vjetra ndërsa stilet e flokëve me gjatësi të shkurtër na bëjnë të ngjajmë më të reja. Rinia lidhet me fytyrë të mbushur dhe të rrumbullakët si dhe faqe të ngritura, ndërsa me kalimin e viteve ne humbasim shumë dhjamë nga fytyra dhe ajo zgjatet më tepër. Prerjet e shkurtra të flokëve e bëjnë fytryën tuaj më të rrumbullakët dhe më të plotë.
Skuqësi i faqeve
Një nga gabimet e zakonshme të grimit që ju bëjnë të dukeni më të moshuara është se harroni të aplikoni skuqësin e faqeve! Kjo ju jep faqeve tuaja shkëlqim dhe theksim të tyre. Aplikoni sasi të vogël të skuqësit në faqet tuaja dhe jepni pak shkëlqim me anë të brushës. Kjo do të formësojë faqet tuaja duke i bërë më të plota.
Laps i errët i vetullave
Ngjyra e vetullave tona zbehet me kalimin e moshës. Aplikimi i ngjyrës së njejtë të lapsit për vetullave me atë para shumë viteve do të bëjë lëkurën tuaj më të zbehtë. Zgjidhni laps për vetulla që është një nuancë më e errët se sa ngjyra natyrale e vetullave tuaja. Nëse vetullat tuaja fillojnë të hollohen, përdorni një maskara xhel për të rregulluar vetullat dhe vizatoni ato me linja të bukura duke dhënë iluzionin si të qimeve reale.
Tani që jeni njohur me gabimet e zakonshme të grimit dhe ato të modes, do të dini si të trajtoni më mirë veten. Të vishni rrobat e duhura dhe të përdorni grimin e përshtatshëm mund të ju bëjë të dukeni shumë më të rinj. Mos lejoni që mosha të ndërhyjë në stilin tuaj. Analizoni formën e trupit tuaj që të mund të dalloni veshjet e duhura si dhe grimin sa më të thjeshtë dhe natyral./kosovarja.ch
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...