Sekreti është te fara e lirit, e cila me vetitë e saj shëruese kontribuon në përmirësimin e indit tuaj nënlëkuror, rinon qelizat dhjamore dhe rikthen pamjen rinore rreth faqeve, veçanërisht në pjesët e ndjeshme të lëkurës rreth syve, ku lëkura është më e hollë dhe të prirur për t’u rrudhur.
Vendosni një lugë farë liri në një tas dhe hidhni mbi të një të tretën e një filxhani me ujë të valë, tundeni për disa minuta dhe më pas mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të qëndrojë deri në darkë, transmeton portal arbresh.info
Kullojeni në mbremje dhe përdorni masën e ujit me xhelin të cilën e kanë lëshuar farat e lirit.
Vendosni këtë maskë në fytyrë, dhe pasi ajo të jetë tharë vendoseni sërish.
Përsëriteni këtë procedurë rreth pesë herë.
Efektet e maskës së farës së lirit:
– Ngre tiparet e fytyrës, tonifikon dhe forcon lëkurën
– Redukton poret e gjera
– Hidraton lëkurën
– Shërben gjithashtu si pastrim për lëkurën
– Redukton sebumin e tepërt në lëkurën me vaj
– Ndihmon në parandalimin e formimit të akneve dhe heqjen e puçrrave nga fytyra
– Ngadalëson formimin e rrudhave dhe eliminon formimin e vijave të holla në fytyrë sepse ka veti që ngadalësojnë intensivisht plakjen./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...