Fuqia e jastëkut të mëndafshtë: E vërtetë apo e rremë?

01:19 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Të gjithë e dimë mitin përrallor për jastëkun e mëndafshtë. Kjo është arma e fshehtë e bukurisë së gjumit duke mbajtur lëkurën tonë shumë të butë.

Para se të zgjedhni një jastëk prej mëndafshi, unë kam bërë disa hulumtime për tu siguruar se a janë të krijuar të gjitha mëndafshet në mënyrë të barabartë. Një gjë është e sigurtë, të gjitha jastëqet duhet të jenë 100% prej mëndafshi.

Flokët

Ashtu sikur shumica e femrave, edhe unë dua që flokët me onde apo te valëzuara të më zgjasin disa ditë pa u prishur, siç e praktikon edhe Kim Kardashian zgjatjen 5 ditore të saj. Me praktimin e jastëkut të mëndafshtë, pashë rezultate dhe një ndryshim të mirëpritur në cilësinë e flokëve të mia. Nuk u djersita fare gjatë netëve me jastëkun e mëndafshtë dhe pothuajse flokët ishin të freskëta si në ditën e parë të modelimit të tyre. Efekti i mëndafshit i jepte një freski dhe ftohje që nuk lejonte djersitjen, për dallim nga jastëku i zakonshëm që ofronte më shumë nxehtësi.

Lëkura

Rrëfim: Isha një femër plotësisht me rrudha nga zgjimi pas një nate fjetjeje. Kjo ndodhte për shkak se flija në pozitë të palakmueshme duke shtypur fytyrën në jastëk dhe duke marrë të gjitha linjat kur zgjohesha nga gjumi. Ja pse jastëku prej mëndafshi nuk më lejoi të kem rrudha në fytyrë sepse ishte i drejtë pa u shprishur. Jam e vetëdijshme se rrudhat në fytyrë paraqiten si rezultat i mos fjetjes së duhur me jastëk të papërshtatshëm dhe ky ndryshim ka funksionuar më së miri tek unë.Një tjetër gjë me rëndësi: jo vetëm që ka bërë që fytyra ime të jetë më pak e ënjtur apo e fryer, por gjithashtu ka ndihmuar në reduktimin e skuqjes së lëkurës sime. Unë ballafaqohesha rregullisht me “rosacea” (skuqje të fytyrës) dhe mungesa e abrazionit ishte dhuratë nga natyra, sidomos gjatë këtyre muajve të ftohtë. Më në fund, pas disa ditëve, lëkura ime ishte dkshëm më e butë. Si përfundim: një jastëk prej mëndafshi është dhurata më e mirë që mund ti bëni vetes dhe është një vlerë absolute për çdo femër, madje edhe për meshkujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme