A ia keni lakmi buzëve të Angelina Jollie-s.
Edhe nëse nuk keni lindur me buzë të tilla, me buzë të trasha dhe të fryra, mund t’i keni me ndihmën e disa fshehtësive të grimit
KORREKTORI Kjo është një mënyrë aspak e zakonshme, por bën dallimin e madh – nëse vëni pak korrektor në buzën e sipërme, do të duken më të plota sesa që në të vërtetë janë.
LAPSI Nëse dëshironi buzë të fryra, lapsi kualitativ është i domosdoshëm. Me vendosjen e lapsit, pak jashtë kufijve të buzëve, do t’ju dhuroni më shumë volum. Dallimi është i madh, por efekti vizual të cilin e keni arritur do të ketë domethënie të madhe. Kur ta theksoni kornizën e buzëve, ngjyrosni edhe buzët. Ky trik do të bëjë që buzët të marrin ngjyrë unikate.
PËRFUNDIMI PREJ SATENI
Për buzë të fryra sugjerohet vendosja e nuancave neutrale me përfundim prej sateni, e nuancat e errëta t’i shmangni sa më shumë që mundeni – sikurse që ngjyra e zezë trupin e tregon më të dobët, po ashtu edhe buzëkuqtë e errët zvogëlojnë buzët tuaja.
SHKËLQIM PËR BUZË Pak shkëlqim për buzë, po ashtu buzëve tuaja ju dhuron plotësi shtesë. Vendoseni në mesin e buzës së poshtme ose thjesht në gjithë buzët. “HIGHLIGHTER” Nëse jeni tej mase të disponuar, për prekjen përfundimtare nevojitet një “highlighter” ideal. Ta vëni në majat e buzëve dhe për sa hap e mbyll sytë do ta krijoni efektin e thellësisë, prandaj buzët do të duken më të plota.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?