Në shoqërinë shqiptare shkuesia ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.
Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur t’ju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.
Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.
Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës.
Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë, shkruan Top Channel.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...