Probleme me boshatisjen e zonave rurale nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër.
Një fshat i vogël piktoresk i quajtur Albinen është reduktuar me vetëm 240 rezidentë të përhershëm në vitet e fundit.
Shkolla u mbyll dhe ato pak familje që jetojnë ende aty mendojnë të largohen. Për të shmangur boshatisjen dhe zhdukjen e fshatit, drejtuesit vendorë kanë dalë me një plan.
Ata propozojnë që të ofrohet 21 mijë euro në vit për çdo rezident madhor dhe 10 mijë të tjerë për fëmijët e tyre, po në vit, nëse zgjedhin që të jenë rezidentë të përhershëm të fshatit.
Por, më parë duhet të plotësohen disa kushte. Së pari, ata që duan të zhvendosen aty për të përfituar nga kjo skemë duhet të jenë nën 45 vjeç dhe të martuarit me të paktën një fëmijë kanë përparësi. Së dyti, prona që duhet të blejnë aty duhet të jetë më shumë se 150 mijë euro dhe të jetë banesa e parë për blerësin shkruan tch.
Propozimi do të hidhet në referendum, ndërsa autoritetet vendore pohojnë se kostoja financiare është plotësisht e përballueshme.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji