Foshnjat e lindura përmes lindjeve cezariane ka gjasa të bëhen obezë

00:34 | 12 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nju Jorkut, foshnjat e lindura përmes lindjeve cezariane ka gjasa të bëhen obezë.

Hulumtuesit theksojnë se gjatë lindjes cezariane foshnjat mund të kenë një sasi të pabalancuar të bakterieve të mira dhe të këqija në stomak, gjë që i vë ata në rrezik për të fituar më shumë peshë gjatë rritjes, transmeton portali arbresh.info

Ekipi hulumtues theksoi se lindjet cezariane, ndonëse kritike në rreth 15 përqind të lindjeve, janë shumë të përdorura, duke cituar se 50 përqind e lindjeve në Brazil, Iran dhe Republikën Domenikane kryhen përmes operacioneve.

Ata shpresojnë që studimi i fundit të frenojë lindjet cezariane të panevojshme, me qëllim të uljes së normës në rritje të obezitetit në SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme