Foshnja ngjan me alien, nëna refuzon ta ushqejë

22:50 | 21 Mars 2017
Trina Galanxhi

Një foshnje është refuzuar nga e ëma, pasi e kanë quajtur ‘alien’ për pamjen e pazakontë që ka. Khalida Begum e lindi fëmijën të hënën në mbrëmje dhe u trondit kur pa se kishte kokë të vogël dhe sy të fryrë. 

“Disa pjesë të trupit të bebes nuk ishin të zhvilluara plotësisht. Kur e pashë fëmijën për herë të parë, u trondita se dukej si alien. Nuk mund ta besoja që kisha lindur një djalë alien. Isha aq e shokuar sa i kërkova infermieres të ma largonte nga sytë,”– tha 35-vjeçarja, e cila refuzoi ta ushqente. Fatmirësisht, pas disa orëve ajo u qetësua dhe u kujdes për djalin e saj.

Mjekët në Indi e kanë diagnostikuar atë më një sëmundje të rralë gjenetike, të qaujtur Harlequin Ichthyosis, ku përfshihen lëkura e trashë dhe tipare të deformuara. Kjo sëmundje bën që foshnjat të lindin pa një pjesë të trurit dhe të kafkës.

3e7b9ea000000578-0-image-a-4_1490101200772 3e7b9eba00000578-0-image-a-6_1490101216823

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme