Dy prindër veganë janë arrestuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të keqtrajtimit familjar. Djali i tyre pesë muajsh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, për shkak mosushqyerjes.
Çështja u zbulua pasi vogëlushi u dërgua në spital sepse nuk ndihej mirë.
“Niveli i kalciumit ishte në limitet e mbijetesës”, thanë mjekët. Robert Buskey, 31 vjeç dhe Julia French, 20 vjeç, u arrestuan në Florida pasi fëmija ishte në fund të jetës. Për shkak të fiksimit të dy prindërve për t’u ushqyer si veganë, edhe fëmija ushqehej vetëm me një miks patatesh. Ai u gjet me brinjë të dala, sy të futur brenda dhe kishte vështirësi për të lëvizur.
“Nuk kam parë kurrë më parë një fëmijë në të tilla kushte. Shpëtoi për mrekulli”, ka thënë për mediat lokale Lauren Watson nga policia lokale. Ndërkohë, prindërit thanë se recetën e kishin parë në internet dhe ushqyerja nuk kishte lidhje me pamundësinë ekonomike.
Prej disa kohësh, dieta vegane ka marrë kritika të vazhdueshme pasi nuk arrin të sigurojë të gjithë elementët bazë të ushqyerjes.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...