Foshnja e rrëmbyer gjendet pas 40 vitesh

00:53 | 7 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një grua e cila ishte ndarë nga e ëma në Argjentinë kur ajo ishte foshnje, është ribashkuar me të afërmit e saj nga grupi i fondacionit “Grandmothers” of the Plaza de Mayo.

Sipas BBC, Adriana, 40 vjeç, e cila kërkoi të mos i publikohej mbiemri i saj, u identifikua pasi iu bë një test ADN-je.

ADN-ja e saj përputhet me ato të të afërmve të prindërve të saj, të cilët u zhdukën nën sundimin ushtarak të Argjentinës.

Adriana është fëmija i 126-të i gjetur nga “Grandmothers”, të cilët bëjnë fushatë për viktimat e “Luftës së Pistë”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Adriana tha se kur çifti që kishte adoptuar atë vdiq, asaj iu tha nga dikush se ajo nuk ishte fëmija i tyre biologjik.

Ajo bëri një test ADN-je, por pas katër muajsh ende nuk u gjet asnjë gjurmë në bazën e të dhënave që “Grandmothers” mbajnë të afërmit e atyre që u zhdukën ose u vranë nga regjimi ushtarak.

Por të hënën ajo më në fund mori një telefonatë nga Komisioni Kombëtar për të Drejtën e Identitetit (CONADI) duke i thënë asaj se ata kishin informacion.

Adriana shkoi atje menjëherë dhe iu tha se ishte vajza e Violeta Ortolani dhe Edgardo Garnier.

Adriana u lind gjate luftës në Argjentinë në janar të vitit 1977./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme