Kujdesi dimëror i lëkurës kërkon një formulë specifike, ushqyese, pasi lëkura thahet gjatë dimrit dhe llojet e ndrshyme të ngrohjes brenda shtëpisë e thajnë edhe më shumë atë.
Sipas estetistes amerikane, Shahnaz Husain, një maskë shumë e lehtë për fytyrën mund të jap shumë rezultate, transmeton portal arbresh.info
Mjaltë, vaj kokosi, bajame dhe aloe vera janë përbërësit idealë për fytyrë që shkëlqen.
Vajrat janë një bazë e mirë për formula të ndryshme, megjithatë nëse duam të pastrojmë fytyrën më thellësisht, atëherë i shtojmë sheqer ose arra të bluara, ndërsa për prodhimin e maskës duhet tërshëra dhe aloe vera.
Domethënë, tërshëra është e shkëlqyer si një përbërës në maskat e fytyrës, pasi i jep lëkurës shkëlqim dhe shtrëngim të lehtë.
Përbërësit për maskën duhet të përzihen deri sat ë krijohet një strukturë kremozë.
Aloe vera është e zakonshme në formën e xhelit, por edhe si pjesë e maskës së fytyrës. Ky xhel ka veti të shkëlqyera hidratuese, dhe gjithashtu ndihmon me skuqjen dhe është i shkëlqyeshëm për lëkurën e ndjeshme.
Vaji i bajames ose kokosir mund të përdoret edhe si krem për trup pas dushit.
Është mirë që vajrat e përmendur të aplikohen kur lëkura është ende e lagur, në mënyrë që të mund ta “kyçim” lagështinë në shtresat më të thella të poreve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...