Nëse ke menduar që ka një rregull universal pse flokët duhen prerë të lagur, duhet të ndryshosh mendim.
Sot, gjithmonë e më shumë po përhapet një tendencë tjetër për t’i prerë flokët të thatë, sepse për lloje dhe modele të ndryshme flokësh, prerja në të thatë, përmirëson rezultatet dhe gjendjen e flokëve. Pesë rregullat e mëposhtme mund të të bindin për të filluar t’i presësh flokët në këtë mënyrë, edhe ti.
Edhe për flokët kaçurrelë dhe me onde
Të gjitha vajzat me flokë me onde e dinë që kur flokët priten të lagur ndryshojnë shumë nga rezultati që duket kur ato thahen dhe nuk mund të themi ku duhet të rrinë kaçurrelat në çastin kur janë të lagura, thotë hair stylist-i, Paul Labrecque. Po të jenë të thata, mund të zgjedhësh ku t’i presësh dhe ato do rrinë njëra mbi tjetrën si duhet.
Del më shpejt nga salloni
E ke vënë re, pasi ke prerë flokët, si gjithmonë të lagur dhe i ke tharë, parukieri vjen vazhdimisht të shkurtojë edhe ndonjë majë tjetër? Po t’i presësh të thatë, nuk do jetë e nevojshme për këtë fazë të dytë, thotë Vanessa Ungaro, parukiere në një sallon në Neë York, ku Ungaro përdor vetëm prerjen e flokëve të thatë.
Është mënyra më e mirë për flokët e hollë
Flokët e lagur janë më delikatë dhe elastikë, sidomos nëse janë shumë të punuar, ose të hollë dhe mund të këputen kur krihen gjatë prerjes së lagur, thotë Ungaro. Ti do humbisje më pak fije flokësh, po t’i prisje të thatë, thotë Labrecque, që është diçka e rëndësishme për njerëzit me flokë të rrallë dhe që i shqetëson rënia e flokëve.
Do të ketë më pak surpriza
Ngaqë flokët janë shumë të shtrirë kur janë të lagur, duken shumë më të gjatë dhe sidomos për ato me flokë kaçurrelë, thotë Labrecque. Po t’i presësh të thatë, ti do i shkurtosh aq sa duhet dhe do shmangësh shokun që vjen pas prerjes, kur është shumë më e madhe sesa e prisnit. Ajo që sheh, është ajo që do kesh, kur i pret të thatë dhe kjo eliminon keqkuptimet ndërmjet klientit dhe parukierit, thotë Ungaro.
Është një prerje e përshtatur për ty
Kur flokët janë të lagur, shumë parukierë thjesht ndjekin një formulë dhe bëjnë lëvizjet që janë mësuar të bëjnë në shkollë, por kur janë të thatë, ti krijon një model krejtësisht individual, të përshtatur me klientin që është ulur në karrige. Unë pres me sy dhe krijoj lëvizje brenda flokëve kështu që nuk ka rëndësi nga ç’anë fryn era, flokët do duken bukur dhe do shkojnë në vend, thotë Ungaro.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...