Të gjitha gratë hasin vështirësi në rritjen e flokëve sidomos kur bëhet fjalë për modele shumë të shkurtra.
Flokët zgjaten 1cm në muaj por në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme për ju atëherë mund të ndiqni këshillat e mëposhtme:
Ndiqeni një dietë ushqimore me shumë vitamina: Ushqime si salmon, që përmbajnë omega 3 gjithashtu edhe antioksidantët që ndalojnë rënien e flokëve dhe ndihmojnë në rritjen e tyre.
Kujdesuni për skalpin tuaj: Si rrjedhojë e një skalpi të shëndetshëm dhe flokët tuaj do të jenë njësoj. Justine Marjan, parukiere e “Tresemme” thotë që sipas një studimi masazhet me skalpin tuaj ndihmojnë në rritjen e flokëve.
Flini mbi mëndafsh: Po flasim për çarçafët tuaj. Të flini mbi një sipërfaqe të lëmuar do të ju ndihmojë që flokët të mos dëmtohen.
Herë pas here lejoni që flokët e juaj “të pushojnë”: Stili, krehja dhe larja e shpeshtë duhen bërë në minimum në mënyrë të atillë që ti lejoni flokët të rimarrin veten nga trajtimet e dëmshme.
Disa këshilla të tjera më të njohura nga shumica prej jush janë: evitimi i zgjatjeve me extensions, ti lyesh me ngjyra të errëta pasi të jesh bjonde gjithë kohës i dëmton flokët tepër dhe të përfshini një trajtim një herë në javë në rutinën tuaj
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...