Flokë të ashpër dhe acarues? Kjo maskë natyrale do jetë zgjidhja më efikase

23:47 | 30 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Përdorimi i shpeshtë i tharëses, i pjasterit, ekspozimi ndaj diellit, uji me kripë janë disa nga arsyet më të zakonshme që e bëjnë flokun tonë të thatë. Për këtë arsye ju sugjerojmë një maskë të thjeshtë në kushte shtëpie, me tri përbërës.

Ato e zbusin flokun tuaj dhe i japin një shkëlqim për t’u pasur zili.

Çfarë ju duhet:

½ avokado tul avokadoje
2 lugë gjelle birrë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:

Të gjithë përbërësit i kombinoni në një blender dhe i përzieni derisa të bëni një maskë kremoze.
Aplikojeni maskën tek flokët tuaj (nga rrënja tek majat) dhe e lini të veprojë për 30 minuta.
Më pas i lani flokët me ujë të bollshëm dhe shampo si zakonisht./tetova1/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme