Përdorimi i rregullt i uthullës së mollës në flokë do t’i largojë të gjitha bakteriet në lëkurën e kokës dhe do ta largojë zbokthin.
Gjithashtu, uthulla pastron flokët dhe ju jep më shumë volum ndërsa ndihmon edhe në reduktimin e rënies së flokëve.
Acidi alpha-hydroxy që gjendet në këtë lloj të uthullës ndihmon që të largohen të gjitha helmet ose toksinat që janë marrur nga përdorimi i produkteve të flokëvë duke i bërë kështu flokët më të shëndetshme, të ndritshme dhe të buta.
Gjithçka që ju duhet është një sasi e uthullës dhe ujë i vakët, transmeton Klan Kosova.
Si dhe sa herë duhet ta përdorim këtë tretman?
Për flokë kaçurela, të valëzuara, të gjata dhe të trasha – Gjysmë filxhani uthull molle me ¼ e filxhanit ujë të vakët
Përdoret një herë në çdo dy javë.
Për flokë të drejta, të shëndetshme, të holla dhe të shkurtëra – 1 lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë të vakët
Përdoret një herë në javë.
Flokë të ngjyrosura ose të drejtuara në mënyrë artificiale– Gjysmë filxhani uthull molle me 2 filxhana ujë të vakët
Përdoret një herë në muaj.
Për flokë të trasha dhe të thata – 1 filxhan uthull molle me 3 filxhana ujë të vakët.
Përdoret njëherë në 6 deri në 8 javë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...