Eksperti për politikën në Korenë e Jugut u vë në pozitë të palakmuar pasi gjatë një interviste serioze në BBC fëmijët e tij hynë dhe dhomë dhe e tërhoqën vëmendjen e të gjithë shikuesve.
Gjatë momentin kur profesor Robert Kelly u pyet në lidhje me presidenten e Koresë Jugore, Park Guen-hye, në dhomë hyri vajza e tij tejet simpatike duke vallëzuar, transmeton portali arbresh.info.
Profesor Kelly tha se zakonisht e mban derën e mbyllur gjatë kohës kur punon, por atë ditë e kishte harruar hapur dhe vajza e tij Marion ka marrë guxim që të hyjë në dhomë.
“Sapo ajo e ka hapur derën e dija mirë se si do të rridhnin gjërat”, ka thnënë ai.
Ai ka shtuar se në mënyrë serioze është përpjekur që të vazhdojë intervistës, por ka shtuar që sapo fëmija tjetër, djali James, ka hyrë në dhomë, e tëra morri kahje tjetër.
Videoja është pëlqyer nga 84 milionë njerëz vetëm në faqën e BBC-së dhe ngjarja është shfaqur nga të gjitha mediat botërore.
“Ishte tmerrsisht e bukur. E pashe videon me syrin që e kanë parë të gjithë dhe ishte shumë qesharake”, ka shtuar ai.
Gruaja e tij për Wall Street Journal tha se ‘kjo ndodh gjatë gjithë kohës, por ishte hera e parë që ndodhi gjatë një interviste’.
Në anën tjetër, nëna e profesor Kelly-it ka theksuar se ‘fëmijët kanë menduar se babai i tyre është duke biseduar me ne, prandaj kanë hyrë në dhomë’. /Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...