Prindër dialogoni me fëmijën, mos e merrni në pyetje. Edhe ju po t’ju marrin në pyetje ndiheni keq, pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj?
Dialogu është mënyra më e mirë e komunikimit për njerëzit. Edhe me fëmijën duhet të komunikojmë e ndërtojmë marrëdhënie vetëm nëpërmjet dialogut.
Dialogu fuqizon besimin te fëmija dhe falë tij, fëmija e ka me te lehtë të aktivizojë potencialët drejt auto-realizimit. Kur dialogu zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit, atëherë dialogu prishet dhe kthehet në marrje në pyetje. Kur biseda merr këtë “rrugë”, fëmija bëhet konfuz dhe e pushton pasiguria së bashku me harresën, të cilat ushqejnë frikën në mënyrë të habitshme. Për pasojë, bisedat me prindin kthehet në vuajtje, e cila pushton shpirtin, dhe nuk le vend për gëzimin.
Kështu, me shumë gjasa, do të instalohet dilema, po vuan apo po jeton. Dilemat kanë vetinë që po u instaluan, lenë gjurmë në psikën e fëmijës dhe natyrisht kjo gjurmë nuk është për mirë./living.al
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...