Klinikat e kirurgjisë plastike dhe estetike duket se nuk e njohin krizën e shkaktuar për shkak të pandemisë. Mjekja e kirurgjisë plastike, Rezarta Kapaj, tha në “Opinion” se pas përfundimit të karantinës në vendin tonë është shënuar një rritje e personave që kanë kryer ndërhyrje estetike.
Ajo u shpreh se në Shqipëri më së shumti janë kërkuar ndërhyrje në pjesën e fytyrës. Megjithatë një fenomen i çuditshëm sipas mjekes është kërkesa për të zmadhuar gjoksin. Sipas saj, femrat që kanë dashur të zmadhojnë gjoksin pas karantinës është rritur ndjeshëm pas karantinës.
“Ne jo vetëm që nuk patëm ulje nga kriza, por patëm edhe rritje gjatë kohës së pandemisë. Kur ishim të mbyllur, kemi zhvilluar shumë “video call” me pacientë të ndryshëm të cilët ishin gati për të kryer ndërhyrje.
Kur erdhi hapja ne i kishim pacientët të rreshtuar që ishin gati për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale. Pati një “boom” shumë të madh që edhe nga ne nuk pritej. Ishte diçka e papritur sepse menduam që njerëzit do kishin frikë të vinin në spital, të operoheshin etj., etj.
Nuk kishin frikë. Më shumë u shtuan ndërhyrjet e fytyrës. Prekjet e vogla të fytyrës, rritja e mollëzave, operacionet e hundës. Janë shtuar shumë operacionet e zmadhimit të gjoksit në Shqipëri, por edhe në botë. Këtë nuk di ta shpjegoj nga ana shkencore”, – tha Kapaj.
Sipas një vëzhgimi, shumë individë po shfrytëzojnë periudhën e punës nga shtëpia për të rimodeluar pamjen pasi mund të bëjnë ndërhyrjen dhe të rikuperohen pa u kuptuar. Pas përfundimit të karantinës, në Shqipëri ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për mbjellje flokësh, heqje dhjami, vendosjen e balonit gastrik, rimodelimin e hundës dhe të gjoksit.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...