Google ADS

Fjetja më herët zvogëlon emetimin e karbonit

19:52 | 14 Prill 2020
A. B.

Ekspertët e energjisë thonë se nëse do të flinim dy orë më herët, do të mbanim më shumë se 4.000 tonë emetim të dioksidit të karbonit (CO2) jashtë atmosferës pasi do të shkurtohej konsumi i energjisë elektrike për ndriçim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët realizuan një studim se si ndikon gjumi në konsumin e energjisë elektrike dhe emetimin e CO2 në Turqi për shkak të zgjerimit të orëve të gjumit shkaku i koronavirusit.

Ercan Izgi, eksperti i inxhinierisë elektrike dhe elektronike në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll, studioi një mostër të konsumit të energjisë elektrike nëpër disa shtëpi. Huseyin Toros, një ekspert i shkencave atmosferike dhe cilësisë së ajrit në Universitetin Teknik të Stambollit vlerësoi ndryshimet në emetimet e CO2.

Ata zbuluan se duke fjetur dy orë më herët, do të kishte afërsisht 4.130 tonë më pak emision të CO2 në ditë nëse 38 milionë shtëpi në Turqi, ku përdoret energjia elektrike prej 100 vat në orë për ndriçim.

Sasia prej 100 vat ishte një figurë hipotetike dhe nuk pasqyron konsumin mesatar për shkak të disa ndryshoreve, por Izgi tha se studimi i tyre “erdhi në përfundimin se duke fjetur më herët dhe duke konsumuar kështu më pak energji elektrike, do të kishte përfitime ekonomike për amvisëritë dhe për mjedisin për sa i përket emetimit të CO2”.

“Nëse përpiqemi t’i kryejmë aktivitetet tona të përditshme gjatë dritës natyrore sa më shumë që të jetë e mundur, domethënë nëse ndriçimi përdoret më pak gjatë natës në amvisëri, përdorimi i energjisë elektrike do të ulet”, tha Toros.

Duke iu referuar urgjencës së ngadalësimit të emetimeve të karbonit në atmosferë, ai theksoi se ngrohja globale që ndërlidhet me emetimet dhe ndryshimet klimatike vënë në rrezik të ardhmen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë.

“Sasia e CO2 në atmosferë filloi të rritet me shpejtësi në shekullin e 20-të, ndërsa ishte nën 300 ppm (pjesë në milion) deri në vitin 1900 në të paktën 800.000 vitet e fundit. Përderisa sasia e CO2 në atmosferë ishte 291 ppm në vitin 1880, ajo u rrit për 42 për qind në vitin 2019 dhe arriti në 412 ppm. Kjo rritje çoi në ndryshimin e shpejtë të planetit Tokë”, tha ai.

Ndikimi i koronavirusi

Duke theksuar se prodhimi industrial, konsumi i benzinës dhe qymyrit po zvogëlohet me shpejtësi për shkak të masave të marra globalisht për të frenuar përhapjen e virusit, ai tha se sëmundja mund të jetë udhëzues.

“Me sa duket, niveli i dioksidit të azotit (NO2) po bie me shpejtësi, sipas të dhënave satelitore, emetimet e CO2 janë në rënie të shpejtë. Bashkëpunimi për njerëzimin po rritet. Për vazhdimësinë e emetimeve në rënie për shkak të koronavirusit, ne kemi njohuri globale të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në botë”, tha Toros.

Ai gjithashtu tha se kjo duhet të jetë arsye që gjumi më herët duhet të jetë prioritet për të vazhduar uljen e emetimeve të karbonit.

Toros shprehet se nevojitet një fushatë e re që duhet të organizohet globalisht “Unë jam duke fjetur herët në mbrëmje, unë po zvogëloj emetimin tim të karbonit”.

Ai sugjeroi si parulla për të mbrojtur mjedisin të përdoren “Unë i fik dritat herët në shtëpi në mbrëmje për emetimin e më pak ndotësve në atmosferë”, “Unë përfitoj më shumë nga drita e ditës, mbroj shëndetin dhe mjedisin tim”.

Turqia ka raportua për më shumë se 52.000 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa numri i vdekjeve qëndron në 1.101.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, me rreth 121 mijë të vdekur dhe rreth 465 mijë të shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme