Fjalitë të cilat mashkulli i thotë kur vërtet e do gruan!

13:08 | 19 Shtator 2019
Arbresh Info

Dashuria e vërtetë nuk mund të fshihet, as të aktrohet

Meshkujt më vështirë hapen kur është fjala për dashurinë. Disave u është shumë e vështirë të tregojnë emocionet e veta

Në fund të fundit, në këto hapësira vlen rregulla që mashkulli i vërtetë duhet patjetër të jetë serioz, i qetë dhe pa emocione.
Nëse mashkulli vërtet ju do, ai me siguri do t’i thotë këto shtatë fraza.

Kjo më ka bërë të të kujtoj ty

Kjo frazë tregon që partneri juaj mendon për ju edhe kur nuk jeni bashkë.

Ju ngjet nofka dhe ju bën komplimente

Gjinia mashkullore në këtë mënyrë sillet vetë pranë femrës me të cilën ndihet këndshëm, së cilës i beso dhe të cilën vërtet e do. Kjo është mënyra që të bëheni tërësisht të afërt në nivelin emocional.

Më lejo të të ndihmoj

Me këtë frazë dëshiron t’ju tregojë që gjithmonë është aty për ju dhe që mund të mbështeteni tek ai.

Më mungon

Kur e thotë këtë frazë, ai i tregon ndjenjat e veta të thella ndaj jush. Mirëpo, është me rëndësi se në cilat situata jua thotë këtë. Nëse është kjo vetëm kur është i vetmuar apo kur është i mërzitur, atëherë kjo nuk është dashuri, mirëpo nëse porosi të këtilla merrni nga ai kur është në udhëtim zyrtar apo nëse ka dalë me shokë, kjo do të thotë që vërtet ju do.

Je shumë e bukur

Nëse ju vërshon me komplimente dhe përpiqet që t’ju bëjë që të ndiheni si femra më e bukur në botë, besoni që është fjala për dashurinë e vërtetë.

Po brengosem

Mashkulli do të interesohet për problemet tuaja vetëm nëse vërtet ju do. Nëse ende është aty kur keni telashe dhe dëshiron të dijë çdo gjë për atë se çfarë ju mundon, ai është i vërteti.

Të dua

Fraza më se qartë, mirëpo në të është e përfshirë i gjithë guximi dhe sinqeriteti. Kjo tregon edhe dëshirën që të jetë plotësisht i sinqertë ndaj jush.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme