Oh, ata fëmijë! Siç janë duke luajtur e qeshur, një moment më vonë vetëm kur e shihni se është duke ju dhuruar juve dhe tjerëve përreth një dhimbje të madhe koke nga britmat.
Por, ekspertët kanë zbuluar një metodë efektive për ta ndalur zemërimin e çastit të një fëmije.
Arsyeja e zemërimit nuk ka rëndësi. Ndoshta iu është prishur lodra e preferuar ose nëna ia ka ndaluar ta hajë ëmbëlsirën e fundit. Çfarëdo që është, kursejeni veten për t’i qortuar.
Le të supozojmë se fëmija është zemëruar për shkak se shoku i vet nuk dëshiron ta ndajë lodrën e vet me fëmijën tuaj. Prandaj, mos pritni derisa britmat të dalin jashtë kontrolle, por bëjani fëmijës menjëherë këtë pyetje: A është problem i madh, i mesëm apo i vogël?
Dhe kur fëmija ta kthejë përgjigjen, sugjeroni ta mendoni së bashku zgjidhjen, çfarëdo madhësie që të jetë problemi.
Ndoshta fëmija e pranon një lodër tjetër? Ose e ftoni shokun e fëmijës të luajë bashkë? Ka shumë opsione.
Psikologët e fëmijëve shpjegojnë se ka tri arsye bazike se përse kjo pyetje e zakonshme i qetëson fëmijët:
– Fëmijët e shohin se po i pranojmë dhe respektojnë ndjenjat e tyre
– Pyetja i bën ata të ndalen për ta menduar dhe vlerësuar situatën
– Duke e bërë këtë pyetje, prindërit e ftojnë fëmijën të provojë dhe ta zgjidhë problemin vet.
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...