Lidhjet në distancë janë problematike.
Është e vështirë të mbash një lidhje kur gjysmën tënde më të mirë e ke larg. Mirëpo, asgjë nuk është e pamundur nëse mes jush ka dashuri. Ajo çfarë të bëni është të keni durim dhe të mos e thoni fjalën e fundit të parën. Komunikimi është baza e çdo marrëdhënie. Prandaj duhet të keni parasysh këto këshilla, në mënyrë që të mos e lëndoni partnerin me fjalë kur ai ndodhet larg jush. Janë disa fjalë që duhet të mateni mirë përpara se t’ia thoni:
Gjeje zgjidhjen
Të gjithë e dinë se kur dy persona që duhen janë larg, i merr malli për njëri-tjetrin. Pra, kjo situatë është e njëjtë për të dy. Mos e vini partnerin me shpatulla pas murit në kërkim të një zgjidhjeje për situatën tuaj. Edhe ju duhet të përpiqeni që të gjeni një zgjidhje të mirë për ju. Jepini pak kohë.
Ty nuk të merr malli për mua
Kur njerëzit mërziten thonë gjëra që nuk i mendojnë, shkruan class.al. Mos i thoni të dashurit tuaj që atë nuk e merr malli për ju, pasi nëse nuk do ta merrte malli, nuk do të mundohej fare për ta mbajtur një lidhje në distancë.
Kjo lidhje nuk do të funksionojë
Të gjithë kanë dyshime të mëdha se si do të përfundojë një lidhje në distancë, do të ketë bashkim apo ndarje? Duhet të mendoni pozitivisht dhe t’ia përcillni këtë frymë edhe partnerit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...