Sipas studimit që shkencëtarët e Universitetit të Georgias kanë bërë së fundmi, fjala ‘Faleminderit’ ka një vlerë më të madhe se ç’na e ka marrë mendja. Ajo ndikon drejtpërdrejt në lidhjen tuaj dhe përkushtimin që keni për njëri-tjetrin.
T’i tregosh partnerit se je mirënjohës ndaj tij, do të thotë se e vlerëson atë vetë. Kështu, kjo fjalë mund të mbrojë një çift nga pasojat e debateve me njëri-tjetrin.
‘Ne zbuluam se të ndihesh i vlerësuar dhe të besosh se partneri yt të çmon, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndjesitë që keni për njëri-tjetrin, tek përkushtimi dhe besimi që do të keni se kjo lidhje do të zgjasë’, shprehet Ted Futris, professor i asociuar në Universitetin Georgia, bashkëautor i këtij studimi.
Ekipi i universitetit arriti në këtë përfundim pasi vëzhgoi 468 njerëz të martuar për mirëqeniën e tyre ekonomike, komunikimin dhe mirënjohjen që kanë për njëri-tjetrin.
‘Tregon fuqinë e madhe që ka një ‘Faleminderit’’, thotë studiuesi Allen Barton. Edhe për çiftet që përjetojnë strese dhe vështirësi që vijnë nga fusha të tjera të jetës, mirënjohja është përsëri një mënyrë e mirë për të mos i lënë këto vështirësi të ndikojnë në lidhjen mes tyre.
Ky është studimi i parë që vërteton se të ndihesh i vlerësuar nga partneri ka një ndikim tejet të mirë në lidhjet.
Mirënjohja u përcaktua në bazë të shkallës në të cilën partnerët ndiheshin të vlerësuar nga të dashurit e tyre dhe sa të falënderuar ndiheshin ata nga partneri sa herë që bënin diçka për ta bërë atë të ndihej mirë.
‘Të gjitha çiftet kanë mospajtime dhe debatojnë’, thotë Futris, ‘Dhe kur çiftet përjetojnë strese të jashtme, janë akoma më të prirur të debatojnë. Ajo çka e dallon një lidhje që do të zgjasë nga një lidhje ‘e sëmurë’ nuk është sa shpesh partnerët grinden, por si debatojnë dhe si e trajtojnë njëri-tjetrin gjatë çdo dite’
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...