Google ADS

Fjala e vetme që nuk duhet ta thoni kurrë gjatë një sherri me partnerin/en

23:58 | 16 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Të gjithë biem dakord se çdo marrëdhënie shoqërohet me konflikte, të cilat ndonjëherë mund të lindin nga hiçi dhe të shndërrohen papritur në debate të nxehta. Të gjitha çiftet përjetojnë ulje-ngritje në marrëdhënie ndaj është mëse e kuptueshme që në një moment gjaknxehtësie të thuhen fjalë të pamenduara mirë.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, fjala e vetme që nuk duhet të thoni asnjëherë gjatë një debati është ndarje/divorc. Arsyeja?

Së pari, një fjalë e tillë shkakton ankth dhe stres te pala tjetër. Sado i/e sigurt të jetë partneri/ja për dashurinë dhe lidhjen tuaj, një fjalë e tillë ndikon që të rritet niveli i stresit dhe ankthit.

Së dyti, mund të ketë efekt negativ duke e bërë partnerin/en ta mendojë realisht ndarjen ose divorcin. Edhe pse ju mund ta keni thënë në nerva e sipër, nuk dihet me siguri se ç’efekt do të ketë tek ai/ajo.

Së fundmi, është një fjali “e ulët” pasi në shumicën e kohës thuhet për ta “manipuluar” dhe frikësuar tjetrin. Një marrëdhënie e mbajtur me frikë dhhe kërcënime nuk ka si të jetë kurrë e lumtur.

Theksojmë se fjala divorc/ndarje nuk thuhet thënë në rastet kur me të vërtetë nuk e mendoni, por e thoni ashtu në gjaknxehtësi. Mendohuni mirë. Në rastet e tjera, kur marrëdhënia nuk është aspak siç duhet, sigurisht që mund ta diskutoni të dy mundësinë për t’u ndarë ose divorcuar…gjithnjë kur të jeni të qetë./aktuale/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme