Në botë fitohen pa fund llotari, kjo nuk përbën ndonjë lajm. Por, kur fitohen shuma stratosferike si kjo, thjesht me një biletë një euroshe, atëherë na bën të gjithë të ëndërrojmë, edhe ata që janë milioner.
Një francez fitoi një “jackpot” prej më shumë se 83 milionë eurosh gjatë hedhjes së llotarisë “Euro Millions”.
Kjo është shuma e gjashtë më e madhe që fitohet që prej fillimit të kësaj llotarie që shtrihet në gjithë Evropën.
Fituesi i lumtur, as identiteti i të cilit dhe as vendi ku është blerë bileta nuk janë bërë të ditur nga organizatorët, ishte i vetmi fitues i këtij “jackpot”-i të hedhur në lojë që më 17 mars, me shumën fillestare prej 17 milionë eurosh.
Për shkak se nuk kishte pasur fitues, kjo shumë u rrith shtatë herë, duke arritur vlerën totale të 83 397 527 euro.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...