Finlanda “gatuan” bukë me insekte

20:30 | 23 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një furrë në Finanlandë është duke ofruar bukë me insekte, e cila besohet se do të ndihmojë në trajtimin e urisë në botë.

Furra “Fazer” tha se produkti, i disponueshëm në dyqanet e tij, është e para e këtij lloji, transmeton portali arbresh.info

Çdo copë e prodhuar do të përmbajë rreth 70 insekte të thara, të cilat do të përzien me miell, grurë dhe fara tjera.

Në vitin 2013, OKB ka deklaruar se të paktën 2 miliardë njerëz në botë hanë insekte.

Sipas OKB-së më shumë se 1900 specie insektesh mund të përdoren për ushqim, ndërsa në vitin 2013 organizata e

Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë filloi një program për të inkurajuar konsumimin e insekteve.

Pronarët e furrës “Fazer” kanë theksuar se buka përban më shumë proteina sesa llojet tjera të bukës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme