Nëse ndjeni se e keni thyer dietën tuaj duke ngrënë çokollatë, ndizeni televizorin dhe uluni përballë tij. Studiuesit në universitetin e Westminsterit kanë gjetur një lidhje mes filmave horror dhe humbjes së kalorive. E çuditshme apo jo? Pasi t’i lexoni këto studime të mëposhtme, do të bindeni që sonte të shikoni një film horror.
Shkencëtarët në Universitetin e Westminsterit të udhëhequr nga Dr. Richard MacKenzie zhvilluan një studim që zbuloi se një film horror 90 minutash mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 113 kalori, të njëjtën sasi kalorish që do të digjni nëse vraponi për 15-30 minuta.
Studiuesit kanë matur nivelet e rrahjeve të zemres, marrjes së oskigjenit dhe dioksidit të karbonit. Ata zbuluan se filmat e frikshëm rrisin rrahjet e zemrës.
“Pulsi rritet, trupi përjeton një rritje të adreanalinës”,-shpjegoi MacKenzie, një specialist në metabolizmin dhe fiziologjinë e qelizave.
Ky nxitës i shpejtë i adrenalinës që shkarkohet në momente të shkurtra të stresit të lartë (ose në këtë rast të veçantë, frikë) e minimizon oreksin dhe e lartëson normën bazë metabolike, e cila rezulton në një humbje më të lartë të kalorive.
Humbja mesatare për një film horror është 113 kalori, por mbani në mend se ka disa filma që ndihmojnë për të djegur edhe më shumë kalori.
1. Shining – 184 kalori
2. Jaws – 161 kalori
3. Exorcist – 158 kalori
Këto 3 filma kanë skena të shumta me hedhje në ajër të cilat rrisin rrahjet e zemrës dhe ju japin një rritje të adrenalinës, çfarë do të thotë djegje kalorish. Mirëpo, nëse këto filma janë shumë të frikshëm për ju, mund të shikoni opsione më të lehta si;
Paranormal Activity (111 kalori)
The Blair Witch Project (105 kalori)
The Texas Chain Saë Massacre (107 kalori)
Mbani mend se hulumtimi u bazua në numërin e kalorive që mund të digjni. Mos i mbyllni sytë kur ka skena të frikshme, pasi sa më shumë të tilla, aq më shumë kalori do të digjni.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...