Ne të gjithë kemi tendencën të shohim filma, seriale dhe dokumentarë për të kuptuar më mirë çështje dhe fenomene të ndryshme. Prandaj është shumë e rëndësishme që një sërë tematikash dhe problemesh t’i shohësh dhe njohësh përmes industrisë së filmit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin mendor dhe aftësitë ndryshe. Duke qenë se prilli është muaji i ndërgjegjësimit ndaj çrregullimeve të spektrit të autizmit, po ju sjellim në vijim një listë me filma dhe seriale që do t’ju bëjnë të kuptoni më mirë përvojat e njerëzve me autizëm.
Atypical
Kur një djalë me autizëm vendos të ketë të dashur dhe kërkon pavarësi, familja e tij futet në një rrugë të re të vetë-zbulimit.
A Boy Called Po
Pas vdekjes së bashkëshortes, një inxhinier i zoti lufton për t’u kujdesur për djalin e tij me autizëm, i cili zhytet në një botë fantazie për t’i shpëtuar realitetit ku përjeton bullizëm.
The Lighthouse of the Orcas
Një nënë udhëton në Patagonia me djalin e saj autik në kërkim të balenave orca, me shpresën se ato do ta ndihmojnë të gjejë një lidhje emocionale.
The Story of Luke
Pasi gjyshja, njëkohësisht edhe kujdestarja e tij, ndërron jetë, Luke, 25 vjeç, i duhet të mësojë se si të jetojë i vetëm në një botë të panjohur.
Fly Away
Lidhja e një gruaje të quajtur Jeanne me vajzën e saj adoleshente, Mandy, që ka çrregullime të spektrit të autizmit.
The United States of Autism
Për t’i dhënë përgjigje dilemave që rrethojnë të birin, një baba udhëton 11,000 milje për 40 ditë nëpër Amerikë për të intervistuar individë me autizëm.
Sounding The Alarm
Lufta e vazhdueshme dhe shqetësimi kryesor i prindërve që kanë fëmijë me autizëm.
What’s Eating Gilbert Grape?
Gilbert Grape (Johnny Depp) bëhet kujdestari kryesor i vëllait të tij të vogël (Leonardo DiCaprio) me autizëm. Gilbert e gjen veten mes dashurisë së tij për Becky-n dhe përgjegjësisë për të mbrojtur vëllain.
The Boy Who Could Fly
Eric Gibb, një i ri me autizëm joverbal, i pëlqen të qëndrojë në çati dhe parvazet e dritareve sepse beson se mund të fluturojë.
A Mother’s Courage: Talking Back To Autism
Një dokumentar për Margaret, një grua që ka provuar një sërë trajtimesh për të ndihmuar djalin e saj autik.
Wretches & Jabberers
Përpjekja e dy burrave autikë që përpiqen të ndryshojnë qëndrimet që shoqëria ka për ta.
Life, Animated
https://youtu.be/GViXAYCetSI
“Sirena e vogë”, “Mbreti Luan” dhe të tjerë filma të animuar të Disney-t ndihmojë një të ri autik të zhvillojë aftësitë në të shkruar, në të folur dhe të në lexuar.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...