Kjo pije është e mahnitshme, ju jup energji në mëngjës dhe ju vë në gjumë në mbrëmje.
Ka efekt anti-inflamator që ndihmon edhe përmisimin e sistemit tretës, transmeton portal arbresh.info
Falë shafranit të Indisë, kjo pije është kthyer në një eliksir qetësues dhe të balancuar, i përsosur për përgatitjen e trupit për gjumë cilësor, tregon autori i blogut The Aëesome Green.
Kombinimi i xhenxhefilit dhe shafranit të Indisë ka efekte qetësuese gastrointestinale, lehtëson tretjen dhe përgatit trupin për gjumë të qetë.
“Ky ka qenë gjithmonë një përbërës që e shtoja në pjatat e nxehta, dërisa vetës vendosa që t’ia shtoj edhe limonadës sime. Kjo rrënjë bën mrekulli sepse e ktheu pijen time të ftohtë në një eliksir qetësues dhe të ekuilibruar, i përsosur për përgatitjen e trupit për gjumë cilësor”, tha blogerja Anna.
Ana tregon se ka kohë që limonadat e saj janë kthyer në diçka më serioze se uji, limoni dhe mjalti. Çaj bimor, erëza, feta kastraveci, ka kaq shumë përbërës të mirë për të luajtur sa është turp të mos eksperimentosh pak.
Sipas saj, shafrani i Indisë është një thesar mjekësor.
Edhe pse të gjithë e dinë për efektet e tij të jashtëzakonshme anti-inflamatore, vetitë e tij antioksiduese janë ende në hije.
Shafrani i Indisë mund të zvogëlojë efektet e dëmshme të radikaleve të lira në ADN-në e qelizave dhe të pengojë rritjen e tumorit dhe të shkatërrojë qelizat e kancerit të mutuara duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe proceset natyrore të detoksifikimit.
Që të konsumoni pijen e mbushur me të mira shëndetësore duhen këta përbërës:
1 cope shafran i Indisë, i qëruar dhe i grirë
pak xhenxhefil
5-6 degë rozmarine të freskëta, të shtypura në një tas
4 gota ujë burimi nëse është e mundur
Lëng limoni
Një lugë gjelle mjaltë e papërpunuar
Piper i zi i bluar
Akull, por vetëm nëse dëshironi./arbresh.info/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin