Të gjithë duan ta nisin mbarë një vit të ri. Eshtë koha ideale për fillime dhe objektiva të reja. Por, nëse i kthejmë sytë nga astrologjia, për disa nga shenjat e zodiakut, 2020-ta do të nisë me pak vështirësi.
Sipas astrologëve, katër shenjat më poshtë mund të kenë një fillim viti të vështirë, kjo për shkak të veprimtarisë së 3 planeteve: Saturni, Uranit dhe Plutonit.
Dashi
Dashët do ta gjejnë veten konfuzë në fillim të vitit dhe diçka e tillë i shqetëson duke qenë se janë mësuar të kenë siguri dhe kontroll në vete.
Kjo shenjë e di mirë çfarë do dhe është shumë frustruese për të kur përgjigja nga ana tjetër s’është e qartë. Gjithsesi, kjo situatë e vështirë do të kalojë nëse ata i japin vetes pak kohë pushim. Më e mira që mund të bëni është të merrni kohën që ju duhet për të kuptuar çfarë është më e rëndësishme për ju dhe çfarë jo. Nëse e bëni këtë, 2020-ta është zyrtarisht viti që ju “rrit”!
Demi
2020-ta e gjen Uranin, planetin e ndryshimeve kaotike tek Demi. Demat, njihen për rutinën e mirëstrukturuar, të rehatshme dhe të qëndrueshme. Krejt papritur ata do të ndjejnë se jeta e tyre po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Diçka e tillë do të ndikojë në çdo aspekt të jetës, nisur nga puna gjer tek marrëdhëniet.
Gjithsesi, ka dhe një lajm të mirë. Këto pengesa që ju dalin në fillim të vitit do të shërbejnë si mësime për muajt në vijim. Kur stuhia të mbarojë, do ta gjeni veten më të gjallë dhe shumë më produktivë.
Peshorja
Gjatë janarit, Peshoret mund të kalojnë nëpër ditë të vështira. Të njohura si shenja më me ekuilibër, do të ndihen sikur s’do dinë çfarë të bëjnë në momente të caktuara. Pavarësisht konfuzitetit, kjo periudhë nuk zgjat shumë, kështu që gjatë procesit, do të mësoni gjëra të reja për veten.
Bricjapi
Bricjapi do të ndikohet gjithashtu nga lëvizja e këtyre planeteve gjatë janarit. Do të ndihen sikur jeta e tyre s’është ashtu siç duhet. Për një shenjë që vlerëson punën dhe ka ambicje të mos dinë cili është hapi i radhës është e frikshme. Sidoqoftë, kjo lloj energjie do t’ju ndihmojë të mësoni të dëgjoni çfarë po ju ofrohet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...