Google ADS

Fiks për një ditë me shi: Supë kremoze me lulelakër të pjekur

08:26 | 24 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Nëse nuk dini se çfarë të gatuani në një ditë me shi, ndërsa doni të kaloni më shumë kohë duke parë ndonjë film, atëherë kjo është receta që do t’ju vijë në ndihmë, transmeton portal arbresh.info

Përbërësit:

1 lulelakër e madhe
5 thelpinj hudher
4 lugë vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
2 lugë çaji piper të zi
1 qepë
shtoni vaj ulliri
½ lugë çaji kripë
2 maje trumze të thatë
2 maja piper djegës ( sipas dëshirës)
2 maja arrëmyshk
800 ml ujë
1 kub pule për supë
100 ml salcë kosi për gatim
1 lugë gjalpë
1 lugë majdanoz i grirë

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë.

Priteni lulelakrën dhe më pas vendoseni në një tepsi të veshur me letër për pjekje. Vendoseni hudhrën mes luleve të lakrës.

Shtoni kripë, piper dhe vaj ulliri.

Piqeni për rreth 40 minuta, ose der isa lulelakra të zbutet.

Në një enë të thellë shtoni vajin e ullirit dhe fërgoni qepën. Ndani katër deri në pesë lule të pjekura të lulelakrës dhe shtoni sasinë e mbetur të hudhrës në tigan. Më pas shtoni trumzën dhe specin djegës të grimcuar dhe përziejini për pak kohë.

Hidhni ujin, shtoni kubin e pulës, shtoni 1/2 lugë çaji kripë, pak arrëmyshk të grirë dhe ziejini të gjitha së bashku për rreth 10 minuta.

Hiqeni enën nga soba dhe më pas përzieni supën me mikser. Më pas kthejeni tiganin në sobë, shtoni kosin e gatimit dhe gjalpin dhe gatuajeni derisa të shkrihet gjalpi.

Shtoni kripë nëse është e nevojshme.

Dekorojeni supën me lule të veçanta, të pjekura të lulelakrës dhe me majdanoz. Ju bëftë mirë!/cooking/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme